Sektori i garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar datat dhe oraret për finalet e Kupës së Shqipërisë, Kategorisë së Parë, Kategorisë së Dytë dhe U-17 për Kategorinë Superiore.
Sipas vendimit të FSHF, Kukësi-Tirana, finale e Kupës së Shqipërisë, do të luhet më 2 qershor ora 19:00 në “Elbasan Arena”.
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Bylisit, finale e kategorisë së parë do të luhet me 23 maj ora 16:00, në “Niko Dovana” të Durrësit. Më 22 maj do luhen dy finale: Ajo e kategorsië së dytë, mes Tërbunit dhe Devollit, në “Tofik Jashari” në ora 16:00 dhe ajo mes Tiranës e Shën Kollit për U-17 të kategorisë superiore në “Selman Stermasi”.
/a.rada