Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Bashkia Shkodër apel MSH-së: Lini 30 përqind të tifozëve me masat ndaj Covid

Kupa E Shqiperise1

Ditën e hënë, Vllaznia dhe Skënderbeu do të përballen në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, përmes një postimi në “Facebook” shprehet se Bashkia e Shkodrës i ka bërë kërkesë Ministrisë të Shëndetësisë, që në stadium në këtë sfidë të lejohet pjesëmarrja 30 për qind e tifozëve, duke respektuar rregullat ndaj Covid.

Postimi i kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi:

Ditën e hënë, datë 31 maj 2021, në stadiumin “Air Albania” ekipi ynë i zemrës Vllaznia, ndeshet përballë Skenderbeut të Korçës në finalen e Kupës së Shqipërisë në futboll.

Kjo ndeshje vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku pasi jemi shpallur nënkampion të Shqipërisë, rikthehemi pas më shumë se një dekade në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj një emri të madh të futbollit shqiptar siç është Skenderbeu.

Përballë një ecurie kaq pozitive, sigurisht, mungesa e tifozëve mbetet një nga keqardhjet më të mëdhaja!

Duke parë se tashmë situata e pandemisë globale COVID-19  është çdo ditë e më tepër duke u përmirësuar, duke parë që në të gjitha vendet europiane tashmë finalet e kupave po zhvillohen me pjesëmarrjen e 30% të tifozëve, Bashkia Shkodër i bën kërkesë autoriteteve publike e në mënyrë të veçantë Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

Ditën e finales, me datë 31 maj 2021, duke respektuar rigorozisht të gjitha protokollet dhe masat anti- Covid, të lejojë prezencën e pjesësemarrjen e tifozëve në 30% të kapacitetit të stadimumit “Air Albania”!

(Balkanweb)

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com