Ndeshja e fundit finale e Kupës së Mbretit që do të mbahet në stadiumin e Atletico Madridit, Vicente Calderon, do të jetë ajo e sivjetmja mes Barcelonës dhe Alavesit.
Vicente Calderon mori dritën e gjelbër për ndeshjen e 26 majit, pasi stadiumi San Mames i Bilbaos dhe Bernabeu i Real Madridit nuk mund të organizojnë ndeshjen.
Të dy ekipet kishin kërkuar një stadium neutral dhe Vicente Calderon, sipas federatës, ishte më i duhuri.
Atletico do të kalojë në stadiumin e ri Wanda Metropolitano, që nga sezoni i ri. Ky stadium ka kapacitet prej 70 mijë ulëseve, citohet Express. (b.an)