Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ka njoftuar se është finalizuar një marrëveshje me Kroacinë për sigurimet shoqërore.
Sipas tij, nga kjo marrëveshje që pritet të ratifikohet nga parlamentet respektive do të përfitojnë 3 mijë shtetas shqiptarë.
“Finalizuam me sukses në Kroaci Marrëveshjen Kuadër dhe atë Administrative mes dy vendeve tona, në fushën e Sigurime Shoqërore.
Rreth 3 mijë shtetas shqiptarë do të përfitojnë nga kjo marrëveshje, e cila do të hyjë në fuqi pasi të ratifikohet nga Parlamentet respektive.
Mbetemi të angazhuar për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptarë, me qëllim që puna e tyre të njihet dhe të garantohet me ligj”, njofton Hado në rrjete sociale.
/a.r