Kërkesa e Vllaznisë, për gjyqtarë të huaj nuk ka rënë në vesh të shurdhë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që sfidën e sotme e cila konsiderohet si “finale” mbijetese mes Teutës dhe Vllaznisë t’ia besoj një treshesh gjyqtarësh nga Malta, me kryesor Markom Spiteri, i cili ishte gjyqtar i katërt në sfidën e djeshme mes Tiranës dhe Pogradecit.
Asistentë të tij do të jenë Kristofer Frakalanza dhe Shahon Kalleja.
Kjo nuk është hera e parë që gjyqtarët maltez do të arbitrojnë një ndeshje në Superiore. Bashkëmpunimi me Federatën e Maltës në sektorin e gjykimi ka bërë që shpesh të kemi pasur shkëmbime të arbitrave në kampionatet respektive.
a.ç