Ajo është gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe gjithmonë bën të flitet për të.
Vetëm një ditë pas publikimit të versionit audio të këngës së saj më të re “Still in Love” këngëtarja Bleona Qereti ka bërë të shkruhet sërish për të. Ajo ka publikuar një video në rrjete sociale ndërkohë që është duke bërë tualet.
Por ajo çfarë ka bërë përshtypje është ajo çfarë ka shkruar Bleona krahas videos . Këngëtarja e ka krahasuar tualetin me seksin pasi sipas saj për të dyja duket të ketë kimikë. “Tualeti është si të bësh seks… është kimi,”-shkruan Bleona.Express/