Gazetarja amerikane Erin Andrews, me vendim gjykate, do të shpërblehet me 55 milionë dollarë. Rreth dy javë më parë gazetarja u filmua nudo në një dhomë hoteli, pamje të cilat u publikuan në internet.
Andrews kërkoi 75 milionë dollarë nga Michael Barrett, që e kishte filmuar fshehurazi, dhe pronari i hotelit, “Marriott” në Nashville.
Gjykata vendosi për 20 milionë më pak, duke dënuar Barrett dhe pronarin e hotelit që të paguajnë 55 milionë dollarë.
Për Michael Barrett u vendos edhe masa e dënimit me burg.