• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Filmi për Churchill i cili mori Oscar merr kritika të rënda

by Java News
12/03/2018 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Historia, do të jetë e sjellshme me mua, sepse kam ndërmend ta shkruaj vetë”, tha në të gjallë Winston Churchill.

Ai nuk shqetësohej!

Ai ishte një nga vrasësit më të mëdhenj të shekullit të XX-të, por është i vetmi, ndryshe nga Hitleri dhe Stalini, që rezistuan në Perëndim nga vjetersia historike.

Ai është kurorëzuar me Çmimin Nobel (për letërsi, jo pak) dhe tani, një aktor që e portretizon atë (Gary Oldman) është shpërblyer me Oskar, shkruan The Washington Post, përcjell Telegrafi.

Siç konfirmon Hollwood-i, reputacioni i Churchill-it (siç e quan Harold Evans  si “Zemërluani britanik në pallatet e civilizimit”) mbështetet pothuajse tërësisht në retorikën e tij nxitëse dhe talentin e tij për një frazë të shkëlqyer gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ne nuk do të digjemi as nuk do të dështojmë. Ne do të vazhdojmë deri në fund. Ne do të luftojmë në brigje, ne do të luftojmë në fusha dhe në rrugë. Ne kurrë nuk do të dorëzohemi”.

Historiani revizionist, John Charmley e hodhi poshtë këtë  si “absurditet madhështor”.

Në fund janë vetëm fjalët, që admiruesit e Churchill mund të tregojnë. Veprimet e tij janë një çështje tjetër.Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Churchill u deklarua në favor të “bombardimeve terroriste”. Ai shkroi se donte “sulme absolutisht shkatërruese nga bombarduesit”, shkruan Washington Post, përcjell Telegrafi.

Në luftën irlandeze për pavarësi, Churchill, në funksionin e tij si Sekretar i Shtetit për Luftë, ishte një nga disa zyrtarë britanikë që ishte në favor të bombardimit të protestuesve irlandezë, duke sugjeruar se aeroplanët duhet të përdorin ” bomba” për t’i shpërndarë ata.

Duke u përballur me trazirat në Mesopotami në vitin 1921, si Sekretar i shtetit për kolonitë, Churchill veproi  si një kriminel lufte.“Unë jam fuqimisht në favor të përdorimit të gazit helmues kundër fiseve të pacivilizuara; kjo do të përhapte një terror”.

Ai urdhëroi bombardime në shkallë të gjerë të Mesopotamisë, me një fshat të tërë të zhdukur për 45 minuta.Në Afganistan, Churchill  deklaroi se Pashtunët [fis i lashtë afgan] “duhej të njohin superioritetin e racës [britanike]” dhe se “të gjithë ata që rezistojnë do të vriten”.

Ai shkroi: “Ne vazhduam sistematikisht, nga fshati në fshat dhe shkatërruam shtëpitë, mbyllem puset, rrënuam kullat, premë pemët, dogjëm drurët dhe thyem rezervuarët si një shkatërrim ndëshkues. Çdo burrë që kapej është mbytur menjëherë”.

Në Kenia, Churchill ka drejtuar ose ka qenë bashkëpjesëmarrës në politikat që kanë të bëjnë me zhvendosjen e detyruar të vendaseve nga tokat pjellore për t’i hapur rrugë kolonive dhe për t’i detyruar më shumë se 150 mijë vetë të vendosen në kampet e përqendrimit. Përdhunimi, kastrimi dhe goditjet me rrymë elektrike u përdorën nga autoritetet britanike për të torturuar kenianët nën sundimin e Churchillit.

Por viktimat kryesorë të Ëinston Churchill ishin indianët “një popull mizorë me një fe kafshërore”, siç i quante ai me zili. Ai dëshironte të përdorte armë kimike në Indi, por u kundërshtua nga kolegët e tij të kabinetit, të cilët ai i kritikoi për “dyshimet” e tyre, duke deklaruar se “kundërshtimet e Zyrës së Indisë për përdorimin e gazit kundër vendasve janë të paarsyeshme”.Bekimi i Churchill si apostull i lirisë duket më i papërshtatshëm duke marrë parasysh deklaratën e tij të vitit 1941 se parimet e Kartës së Atlantikut nuk do të zbatohen në Indi dhe në kolonitë me ngjyrë.

Ai nuk pranoi që njerëzit me ngjyrë të kenë të drejta të njëjta si ai. “Gandizmi dhe gjithçka rreth tij, do të duhet, së shpejti ose vonë, të ndalohet dhe të grimcohet”, tha ai.

Në çështje të tilla, Churchill ishte anglezi më reaksionar, me pikëpamje aq ekstreme sa nuk mund të shfajësohet si reflektim i kohës së tij. Edhe Sekretari i tij i shtetit për Indinë, Leopold Amery, pranoi se ai mund të kishte shumë pak ndryshim midis qëndrimit të Churchill dhe Adolf Hitlerit.

Falë Churchill-it, rreth katër milionë bengalezë [popull] vdiqën nga uria në vitin 1943. Churchill urdhëroi devijimin e ushqimit nga indianët në ushtarë britanikë të furnizuar mirë, madje edhe rezerva në Greqi dhe gjetiu.

Kur u pyet për vuajtjet e viktimave të tij indianë, përgjigja e tij ishte se uria ishte faji i tyre.Madhusree Mukerjee, tregoi për rolin e Churchill-it në urinë bengaleze, Luftën Sekrete të Churchill-it, “dokumenton se ndërkohë që indianët ishin të uritur, çmimet për ushqim u rritën nga furnizuesit britanik dhe u eksportuan drithërat e tepërt nga India, ndërsa anijet australiane të ngarkuara me grurë nuk lejoheshin t’i shkarkonin ngarkesat e tyre në Kalkuta.Në vend të kësaj, Churchill urdhëroi që gruri të transportohej në depot e magazinimit në Mesdhe dhe në Ballkan për të rritur rezervat nga një pushtim i mundshëm të Greqisë dhe Jugosllavisë. Depot evropiane u mbushën pasi bengalzët vdiqën.

Oskari (i kësaj jave) siguron edhe një biografi prej shenjtori të këtij njeriu të urryer. Për irakianët të cilët Churchill ka avokuar për gazin, për protestuesit grekë në rrugët e Athinës, të cilët u vranë në vitin 1944 nga urdhrat e tij, ndryshe nga Pashtunët dhe irlandezët, si dhe indianët, gjithmonë do të jetë një mister pse disa fjalime bombastike kanë qenë të mjaftueshme për të larë gjurmët e gjakut nga duart raciste të Churchill-it.

Shumë prej nesh do ta kujtojnë Churchill-in si një kriminel lufte dhe një armik i mirësjelljes dhe njerëzimit, një imperialist i ndezur dhe i pakontrolluar. Në fund të fundit, dështimi i tij i madh – ora e tij më e errët – ishte përpjekja e tij e vazhdueshme për të na mohuar lirinë. Shashi Tharoor/ përktheu dhe përshtati Telegrafi. (b.an)

Next Post
Dy peshq të mëdhenj janë tashmë në buzën e rrjetës (dhe çfarë peshqish)

Dy peshq të mëdhenj janë tashmë në buzën e rrjetës (dhe çfarë peshqish)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In