15.45/ Boçi: Te çadra do të mbahet grevë urie
Një grup i protestuesve të opozitës pritet të futen në grevë urie e cila do të mbahet para kryeministrisë. Deputeti demokrat Luçiano Boçi deklaroi se brenda çadrës së ngritur para kryeministrisë do të mbahet edhe grevë urie. Edhe Sekretari i Përgjithsëm i PD Arben Ristani i pyetur nga gazetarët nuk e mohoi mundësinë e mbajtjes së një greve kur tha se “Të gjitha mjetet demokratike nuk janë të përjashtuara”.
14.40/ Reshjet e shiut që nisën rreth orës 14.25 minuta bën që numri i protestuesve në sheshin përballë kryeministrisë të ulej, edhe pse ende shumë mbështetës të opozitës vijojnë të qëndrojnë. Ndërkohë, organizatorët e protestës kanë bërë gati çadrat pasi është parashikuar që grupime protestuesish të ngujohen përballë kryeministrisë. Ata janë shprehur se do të qëndrojnë deri në largimin e qeverisë.
13.06 Protesta/ PD hap çadrat përpara kryeministrisë
Në këto momente mësohet nga gazetari i javanews qe ndjek protesten para kryeministrise se protestuesit e PD po bëjnë gati batanijet dhe do të hapin cadrat përpara kryeministrisë. Do te jene 10 cadra qe do montohen ne bulevard nga FRPD. Ky zhvillim vjen pas deklaratës së Bashës se do të qëndropjë deri sa të japë dorëheqje kryeministri Edi Rama dhe te krijohet qeveri teknike.
Njoftohet gjithashtu se policia ka rene dakord me organizatoret e protestes, per vendosjen e çadrave ne bulevard.
12.50 Berisha i hyp makinës dhe largohet nga protesta e PD sapo Basha mbaron fjalimin
Pas vendimit të kreut të PD për të qëndruar në shesh dhe për tu ulur këmbëkryq me protestuesit ku do të ngrihen cadrat ku dhe do të ngujohen demokratët, ish kryetari i PD Sali Berisha është larguar me makinën e tij nga protesta.
Fjalimi
Kryetari PD, Lulzim Basha, bëri të ditur sot lajmin që ai e konsideron të madh se do të qëndrojë në shesh deri kur të bie qeveria “Rama” dhe të krijohet një qeveri teknike e cila, sipas tij, të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Sot do të marrim një vendim të madh që është në dorën tuaj. Sot unë dua që ju të gjithë bashkë të marrim një vendim të madh, thellë brenda vetes që nuk mund të vazhdohet më kështu. Sot ne vendosim ose vendi do të vazhdojë kështu ose ne do të hapim një derë të re drejt të ardhmes, një fillim të ri për një jetë më të mirë. Ky një vendim i madh, kërkon nga të gjitha ne të zgjedhim mes frikës ose kurajos…Unë kam vendosur të zgjedh sakrificën dhe kurajon, ka ardhur koha miqtë e mi të marrim vendim e madh për të bërë realitet ëndrrat tona për t’u ngritur bashkë për të vrarë frikën. Të dekriminalizojmë shtetin, të zhdukim drogën, tu kthejmë njerëzve pushtetin. Ne do të qëndrojmë këtu në këtë shesh derisa të sigurojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe nuk do të lejojmë zgjedhjet fasadë me këtë qeveri të kapur nga droga. Unë do të qëndroj në këtë shesh, iu ftoj të qëndrojmë së bashku për të shporrur qeverinë dhe qeveri teknike për zgjedhje”, u shpreh kreu i PD.
Basha deklaroi gjithashtu se ose do të bëhen zgjedhje të lira, ose zgjedhje nuk do të ketë në Shqipëri. Ky ka qenë mesazhi kryesor i fjalës së tij para protestuesve të PD.
“Jemi mbledhur sot sepse kjo qeveri e ka çuar vendin në kaos. Kjo qeveri që ju ka vjedhur xhepat do që të vjedhë edhe xhepat. Boll kemi duar. Sot nisim fillimin e një rrugëtimi të ri për të cilin ka nevojë cdo shqiptarë. Shpallim me zë të lartë. Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duam ndarjen e politikës nga krimi. Duam drejtësi dhe punë. Të vemë interesin e njerëzve. Duam një ardhme dinjitoze. Nuk e pranojmë më këtë gjendje sepse duam një jetë dinjtoze. Pushteti i kriminalizuar do që të vjedhë. Duam të ndalim maskaradën. O do ketë zgjedhje të lira ose zgjedhje nuk do të ketë”, deklaroi Basha.
Dështuan të sjellin një jetë më të mirë, një grusht pushtetarësh po gëzojnë, Shqipëria hambar i krimit dhe drogës. Jam gati sot më shumë se kurrë. Tani një pyetje për ju, A jeni gati të luftojmë bashkë për Shqipërinë dhe të ngrihemi bashkë për zgjedhje të lira për të shporrur qeverinë e krimit. Sot do të qëndroj këtu bashkë me ju se do të punoj pa pushim për të bërë realitet ëndrrën tuaj. Sot është disa kur nisim marshimin drejt qëllimit, që është më i madh se qëllimet e një partie politike”, deklaroi Basha
Protesta e opozitës fillon të marrë formë, teksa mijëra njerëz i afrohen bulevardit Dëshmorët e Kombit. Teksa nisin të bien pika shiu, në selinë e PD është pritur me borohorima ardhja e ish-kryeministrit Berisha.
Siç është njoftuar, në protestë pritet që kreu i opozitës Basha të mbajë fjalimin kryesor, ndëra Berisha nuk do të jetë në listën e oratorëve. Skenaret e protestës përfshihjnë qëndrimin në zonën përballë zyrës së kryeministrit përgjatë katër orëve të lejes së dhënë nga policia. Por përflitet edhe se Basha mund t’u drejtohet të rinjve të PD nëse duan të rrinë në shesh më gjatë dhe kjo do ta hapte rrugën për vendosjen e çadrave në bulevrad. Një precedent që kujton atë të opozitës socialiste, e cila zhvilloi edhe një grevë urie në të njëjtin vend për shumë ditë.
Nga ana tjetër, ka interes që të dihet nëse Basha do të njoftojë mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve , në rast se nuk aplikohet votimi elektronik në 18 qershor. Ky do të ishte një zhvillim i rëndësishëm për të ardhmen e zgjedhjeve dhe mund të jetë “lajmi i madh” që Lulzim Basha ka premtuar se do të japë. Gjithçka mbetet të shihet në këtë ditë të gjatë për Tiranën.
Në shesh edhe djali i Berishës, qëndron me Jul Dedën
Protestës së Partisë Demokratike shihet ti jetë bashkuar edhe djali i ish-kryeministri Sali Berisha.
Shkëlzen Berisha ndodhet në shesh ku po proteston opozita duke bërë thirrje për të hedhur poshtë qeverinë Rama.
Nga sa shikohet në foto Shkëlzen Berisha qëndron afër aktorit e humorit Julian Deda.
Djali ish-kryeministrit është akuzuar nga socialistët si sekser i pushtetit të babait të tij.
Në morinë e fjalimeve të personave që PD kishte zgjedhur të dilnin në tribunë, doli dhe një person që tha se përfaqësonte banorët e Zharrëzit.Ai sulmoi ambasadorët dhe ndërkombëtarët, duke thënë se nuk mund të vijnë ata dhe të bëjnë reformën në drejtësi në Shqipëri.Sipas tij, politikanët e korruptuar do t’i largojnë vetë shqiptarët.Ai përmendi edhe rastin e Zharrëzit dhe Bankers.PD kishte vendosur të thumbonte ambasadorin Donald Lu me fjalimin e tij, për shkak se kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi pak kohë më parë, se ambasadori amerikan kishte kërkuar nga ai, që të mbyllte hetimet për Bankers.
Ora 12:12- Hidhen shashka dhe shishe plastike drejt kryeministrisë
Ora 11:59 Nisin fjalimet në podiumin para Kryeministrisë. I pari e ka marrë fjalën një aktor Besmir Haliti, duke e quajtur Rilindjen, Rivdekje.
Ora 11:50
Mes pankartave të shumta në duart e protestuesve, ranë në sy këta tre dordolecë, me fytyrat e Ramës dhe dy ministrave të tij të superakuzuar nga opozita, Tahiri dhe Beqja.
Ora 11:52
Protestuesit të mbeldhur bashkë kanë populluar bulevardin dhe kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë. Ndërkohë kanë nisur edhe pikat e para të shiut.
Ora 11:48
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dalë nga selia blu për t’u bashkuar me protestuesit.
Ora 11:30
Ish kryeministri Sali Berisha shkon ne seline e PD-se per tu takuar me kryetarin Lulzim Basha. Militantet ne seline blu e presion me ovacione te medha.
Rama transmeton Live protesten ne Facebook dhe komenton mitingun e opozites. Ja teksti i plote:
Vetëm 6 vjet më parë, Ziveri, Hekurani, Aleksi, Faiku u vranë nga pushkët e shtetit të kapur prej pushtetit, pikërisht në bulevardin ku në këtë moment protestohet, pa gardhe telash me gjemba dhe asnjë frikë e trysni nga shteti. Prandaj s’mund të mos jemi sot krenarë, edhe për këtë ndryshim kaq rrënjësor në rrugën tonë për të bërë shtet, ku padiskutim ka rezistencë e pakënaqësira të natyrshme.
Është padyshim një rrugë shumë e vështirë. Reformat e vërteta nuk janë aspak të lehta, madje shpesh janë operacione mjaft të dhimbshme. Por s’ka asnjë të ardhme të sigurt për vendin, shoqërinë, fëmijët tanë, pa i operuar me kurajo pjesët e kalbëzuara në vite të organizmit të shtetit. Shumica dërrmuese e shqiptarëve e kuptojnë këtë. Ata janë të vetëdijshëm edhe për vështirësitë, edhe për domosdoshmërinë e reformave.
Ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë!