• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fillon fushata në Greqi, më 21 maj zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme

by A R
23/04/2023 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Menjëherë sapo kryeministri Mitsotakis i ka kërkuar presidentes shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në 21 maj, ka filluar edhe zyrtarisht fushata elektorale e partive greke.

Në mënyrë simbolike kreu i qeverisë që synon një katërvjeçar të dytë ka zgjedhur vendlindjen e tij në Hania të Kretës ku ju ka kërkuar votën përkrahësve të tij për të realizuar programin e konservatorëve që sipas tij do ta bëjë Greqinë edhe me të fortë ekonomikisht.

“Asnjë qeveri që nga vendosja e demokracisë nuk është përballur me kaq shumë pengesa. E megjithatë, ne i kapërcyem të gjitha. Kufijtë tanë mbetën të pathyeshëm. Dhe me një program gjigant që kaloi 50 miliardë euro, u mbështetën familjet, bizneset dhe vendet e punës“- tha Mitsotakis.

Ndërsa Aleksis Tsipras, rivali i tij kryesor dhe kreu i partisë më të madhe opozitare Syriza, ka paralajmëruar nga një miting në një lagje periferike të Selanikut se sistemi Mitsotakis në fuqi do të përdorë çdo lloj mjeti për të mbajtur pushtetin, ndaj ka kërkuar fitore të partisës së tij që do të sjellë ndryshimin.

“Ky regjim do të bëjë gjithçka për t’u kapur pas kolltuqeve të pushtetit, për të parandaluar ndryshimin politik që po vjen. Nuk do t’ia dalë, por duhet ta dini: Provokimet, shantazhet, ryshfetet, lajmet e rreme, sondazhet e rreme edhe dezertimet do të përdoren në ditët që vijnë nga regjimi i Mitsotakis”- tha Tsipras.

Rreth 430,000 të rinj nga 17 deri në 21 vjeç do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 21 majit dhe vlerësohet se 40% e tyre shprehen të pavendosur se kë parti do votojnë. Ministria e Brendëshme tregon në faqen e saj zyrtare precedurën se si mund të gjejnë zgjedhësit e rinj qendrën ku votojnë.

Në gati 9.9 milion votues 51.3% të elektoratit janë femra  dhe 48.4% meshkuj. Qytetarët votojnë me kartë identiteti ose pasaportë ose patentë automjeti ose kartelë shëndetësore individuale të të gjitha fondeve të sigurimit.

Zgjedhjet e 21 majit do të jenë të parat në të cilat mund të votojnë nga vendbanimi i tyre rreth 22000 grekë që jetojnë jashtë vendit dhe që plotësojnë kushtet e vendosura me projektligj të qeverisë.

/a.r

Next Post
A do e ftojnë Efin në dasmë pas sherrit të madh? Kiara: Ka zënë vendin e Oltës, në finale do jetë kokë më kokë me Luizin

A do e ftojnë Efin në dasmë pas sherrit të madh? Kiara: Ka zënë vendin e Oltës, në finale do jetë kokë më kokë me Luizin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

March 13, 2026
Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

March 13, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Shkelje e barazisë në tendera? GJKKO pushon akuzat për gjashtë zyrtarë të ARRSH-së

March 13, 2026
VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

March 13, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“Do të çojmë ballokume në Kuvend”, Sara Mila ‘habit’ me nismën e deputetëve socialistë

March 13, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In