• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fillon Festivali i Strugës

by Aalison Pearse Stevens
25/08/2016 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ndezjen e flakës së festivalit dhe me recitimin e poezisë “Malli për Jugun” (T’ga za Jug) nga Konstantin Miladinov në Strugë u shënua fillimi i 55-të i Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, raporton Anadolu Agency (AA). Në këtë manifestim të njohur poetik botëror i cili mbahet që nga viti 1962 do të marrin pjesë 32 poetë nga gjithsej 30 shtete nga të gjitha kontinentet.

Fituesi i sivjetshme i çmimit kryesor, Kurora e Artë është poetesha nga Kanadaja, kritike letrare, eseiste dhe romansiere Margaret Etvud. Ajo mbërriti në Strugë të premten. Çmimi do ti ndahet në manifestimin tradicional “Urat” në Strugë.

Festivalin e hapi ministrja e Kulturës së Maqedonisë, Elizabeta Kamçevska Milevska. Ajo tha se 55 vite, Struga poetike është shtëpi e shkrimtarëve më të mëdhenj të poezisë botërore, të cilët ndërtuan ura mes civilizimeve dhe ura mes të tashmes dhe së ardhmes.

“Mbrëmjet strugane të poezisë në një mënyrë falënderuese e pasurojnë hapësirën evropiane dhe botërore, i afirmojnë vlerat poetike të të gjitha gjuhëve dhe e madhërojnë ëndrrën universale të njerëzimit i cili thotë se poezia do ta shpëtojë Botën”, tha Kamçevska. Në hapjen ishin të pranishëm një numër i madh i personaliteteve nga jeta shoqërore dhe publike në Maqedoni.

Drejtori i festivalit Mite Stefoski tha se programi i sivjetshëm do të jetë atraktiv dhe provokativ për publikun e festivalit.

“Mbrëmjet strugane të poezisë në 55 vitet e kaluara e festuan atë në qindra gjuhë, në më shumë se pesë mijë poetë të cilët morën pjesë në Strugë”, tha Stefoski.

Në festivalin e sivjetshme ishin të pranishëm edhe poetë nga Turqia dhe Shqipëria përderisa Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina nuk do të kenë përfaqësues të tyre.

Nga Shqipëria merr pjesë poeti Arian Leka, i cili është drejtor i festivalit poetik Poetika. Nga Mbrëmjet Strugane të Poezisë paralajmërojnë për marrëveshje me këtë festival në Shqipëri, për përkthim të ndërsjellë të poezisë maqedonase në Shqipëri dhe të poezisë shqiptare në Maqedoni.

Nga Turqia me të cilën bashkëpunimi është shumë vjeçar në festival këtë vit është i pranishëm është poeti Erdal Alova. Për këtë vit janë paraparë edhe përmbajtje të reja të festivalit. Nga festivali paralajmërojnë se qëllimi i tyre kryesor është përfitimi i audiencës së re por edhe prezantim më i madh në korniza botërore.

Çdo pasdite do të pihet ‘kafe poetike’ e shoqëruar me biseda letrare, debate dhe lexim poetik në nder të ndonjë nga pjesëmarrësit ndërsa lexime poetike do të ketë edhe në Manastir, Resnjë, Ohër.

Programi i Festivali përfundon më 29 gusht me një shfaqje poetike në Matkë dhe tubim Ndërkombëtar poetik në Urën e Gurit në Shkup, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Parandalohet vrasja në Durrës, autori kishte planifikuar djegie me benzinë

Parandalohet vrasja në Durrës, autori kishte planifikuar djegie me benzinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In