• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Fillon e bie nataliteti edhe në Kosovë

by Java News
22/08/2017 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesatarja e lindjeve brenda 24 orëve, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është rreth 35 foshnje bëjnë të ditur zyrtarët shëndetësorë. Gjatë vitit 2016, në këtë Klinikë kanë lindur 10 mijë e 400 foshnje.Myrvete Paçarada, drejtoreshë e kësaj Klinike, thotë për Radion Evropa e Lirë se në nivel të Kosovës ka rënie të natalitetit, por jo edhe në Klinikën Gjinekologjike, meqë ajo është qendër referente për gjithë vendin.

“Vitin e kaluar numri i lindjeve ka qenë 10 mijë e 400 foshnje, që krahasuar me vitin paraprak ka shënuar ngritje. Por, unë mendoj që në kuadër të Kosovë kemi rënie të natalitetit, ndonëse ne nuk kemi të dhëna të sakta”.

“Ndryshe gjatë 24 orëve, lindin rreth 35 foshnje. Në muajt e verës jemi të ngarkuar për shkak të referimit nga gjitha spitalet regjionale në QKUK”, thotë Paçarada.

Por, në bazë të raportit perinatal, që e posedon zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, që botohet çdo vit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Organizatat e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2014 është shënuar rënie e natalitetit, e që ka qenë rreth 5 mijë lindje më pak. Po ashtu, edhe më pas, sipas këtyre raporteve për çdo vit janë raportuar nga 500 lindje më pak.

Këto informata i ka bërë të ditura Sami Uka, zyrtar për shëndetin e nënës dhe fëmijës në këtë organizatë. “Për rënien e natalitetit nuk janë bërë studime, por mund të supozojmë se trendi i uljes së natalitetit prek secilin vend në zhvillim e po e prek edhe Kosovën”, thotë Uka.

Ndryshe, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë në largim të Kosovës, kanë bërë të ditur se Kosova po shënon rënie të natalitetit nga viti në vit. Sipas tyre të dhënat që posedojnë, përgjatë 15 vjetëve është vërejtur rënie rapide e lindjeve ndërmjet viteve 2001 dhe 2003 për rreth 5,000 lindje më pak. Pastaj rënia sipas tyre ka vazhduar në mënyrë të qëndrueshme. (b.an)

Next Post
Këto janë ushqimet dhe lëngjet që largojnë lodhjen

INSTAT/ Rritja e çmimeve në muajin korrik, Shqipëria renditet e treta në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

March 9, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Nis sot gjyqi për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe 29 të tjerët

March 9, 2026
Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

March 9, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

March 9, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Irani është lufta e parë e rendit të ri botëror

March 9, 2026
Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

March 9, 2026
“Na nxori për shëtitje…”, Nazmija tregon si u mashtrua nga djali që i mori pronën: E hëngrëm!

“Na nxori për shëtitje…”, Nazmija tregon si u mashtrua nga djali që i mori pronën: E hëngrëm!

March 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

PS zbulon sot raportin për Ballukun, Rama mban fjalim nga mbledhja e grupit

March 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha ka aleat natyral Albin Kurtin në Kosovë?

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In