Javën e ardhshme në Kosovë pritet të qëndrojnë ekspertë nga Korporata Ndërkombëtare e Financave dhe Zhvillimit në SHBA dhe Banka e Eksport Importit. Këto dy korporata ditë më parë kanë nënshkruar letrat e interesit për të ndihmuar financimin e “Autostradës së Paqes”, që do të lidhë Prishtinën me Nishin.
Menjëherë më pas për këtë e kanë informuar Ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi. Ministri Abrashi bën të ditur se përpos autostradës do të diskutohet edhe për hekurudhën. Shpreson se ndërtimi i autostradës do të nis shumë shpejt. Ndërsa thotë se Kosova do të përfitoj nga këto projekte.
Në marrëveshjen e 4 Shtatorit në Washington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është paraparë edhe ndërtimi i autostradës Prishtinë-Nish dhe hekurudhës që e lidh Kosovën me Serbinë. Këto dy projekte po cilësohen si simbol i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
/a.r