• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fillojnë testimet e shpejta në të gjithë vendin, Manastirliu në Durrës: Rrisim kapacitetet për testimin e shpejtë dhe të sigurt

by Ardit Rada
11/12/2020 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Po bëhen përpjekje maksimale për aksesin në kohë të vaksinës antiCOVID”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka deklaruar nga Durrësi se testet e shpejta janë shpërndarë në çdo Njësi të Kujdesit Shëndetësor, nga veriu në jug duke rritur kapacitetet e testimit.
“Ashtu sikurse jemi zotuar, jo vetëm që kemi mundësuar që testet e shpejta të vijnë në Shqipëri por edhe të jenë sa më shpejt në funksion në të gjithë territorin. Kjo për të ndihmuar edhe në këtë moment të epidemisë, për të kryer sa më shumë testime, për të bërë testin e shpejtë, një alternativë tjetër të re e cila siguron kufizimin e përhapjes së infeksionit dhe sigurisht një mënyrë shumë më e lehtë për qytetarët për të marrë një përgjigje në një kohë shumë më të shpejtë”, u shpreh Manastirliu.

Duke folur për shtrirjen e testimit të shpejtë, Manastirliu u shpreh se pas datës 20 Dhjetor testet e shpejta do të kryhen në disa pika në Tiranë dhe më pas, edhe në rrethe.

“Prej datës 20 Dhjetor ashtu sikundër ne e kemi thënë, do të fillojmë testimin e shpejtë të antigenit në qendrat shëndetësore. Pikat e qendrave shëndetësore për qytetin e Tiranës do të jenë 6 si fillim dhe më pas në një shtrirje deri në 10 pika për Tiranën. Edhe në qytetet e tjera janë evidentuar tashmë pikat që do të kryhet testimi shpejtë. Do të ketë një ndarje territoriale, në mënyrë që çdo pikë e përcaktuar si pikë testimi të mbulojë disa qendra shëndetësore dhe ku mjeku i familjes të mundet të drejtojë qytetarët në oraret e caktuara sipas sistemit elektronik”, tha Manastirliu.

Duke folur për vaksinën antiCOVID, Ministrja Manastirliu nënvizoi se po bëhen të gjitha përpjekjet për sigurimin në të vaksinës në kohë, për të gjitha grupet e riskut.

“Jemi duke punuar për ta pasur në një kohë sa më të shpejtë vaksinën e sigurt, për ta aksesuar dhe për të qenë punonjësist e sistemit shëndetësor të parët ata që do të kenë mundësinë të vaksinohen me vaksinën antiCovid, në momentin që ajo të jetë e disponueshme dhe të plotësojë të gjithë parametrat e sigurisë. Ne po përpiqemi fort që ta kemi në një kohë sa më të shpejtë të mundur për të filluar me vaksinimin e grupeve më të riskuar, dhe sigurisht më pas për ta garantuar për të gjithë popullatën”, tha Manastirliu./a.p

Next Post
Luftën e fitoi ai që e humbi

Protestat e ditëve të fundit, Frrok Çupi: Ky është revolucioni i Gjirit të Lalëzit. Skenaristë Berisha e Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In