Ish kryetari i Gjykatës se Kasacionit, sot Gjykata e Lartë, Zef Brozi ka reaguar në lidhje me protestën e dhunshme të opozitës. Brozi thotë se për të evituar protestat e dhunshme të opozitës, duhet që SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit të fillojnë punë sa më parë, pasi opozita jashtëparlamentare do duhet të zgjedhë liderët e tij.
Postimi i plotë i Brozit:
Qe te mos kete me as dhune ne protestat e opozites duhet qe SPAK dhe Byroja Kombetare e Hetimit te fillojne punen sa me pare. Dhe atehere opozites jashteparlamentare i duhet te zgjedhe lideret e saj te rinj!
Le tua bejme edhe me te qarte politikaneve te korruptuar e te inkriminuar te opozites jashteparlamentare e kujtdoqofte: askush nuk do te mundet te pengoje a zhbeje Reformen ne Drejtesi me protesta te dhunshme, me shashka, fishekzjarre, gure e shkopinj kunder policise dhe i institucioneve.
Ju bej apel qytetareve te ndershem qe e duan Shqiperine: distancohuni nga protestat e dhunshme dhe grupet kriminale ne to. Vetem protestat paqesore jane shprehje e demokracise.
Pergezoj forcat dhe drejtuesit e policise dhe ministrin Lleshaj per korrektesine dhe profesionalizmin ne menaxhimin e protestave. Policeve te plagosur ne protestat e dhunshme te opozites ju uroj sherim sa me te shpejte.
Pa asnje hezitim duhet qe prokuroria, policia, dhe gjykatat te vene para pergjegjesise ligjore ata politikane e pjesemarres ne protesta qe
bejne thirrje per dhune apo edhe ushtrojne dhune.
Zef Brozi
Uashington, DC