• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fillimi i fundit të Ilir Metës

by Ben Andoni
18/07/2016 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Deklaratat e fundit të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për një qeveri teknike, që do t’i paraprinë zgjedhjeve të parakohshme, nuk janë as më shumë e as më pak ato që ka kërkuar Opozita me artikulimin e kryetarit të saj de jure Basha. Jo më kot, e gati në sinkron, ky i fundit e ka përshëndetur deklaratën e Metës duke e treguar si të vetmen mënyrë për të dalë nga kriza e shkaktuar nga qeverisja Rama.

Në fakt, ajo që ka bërë përshtypje në orët e fundit më shumë se fati i vetë Reformës, ka qenë inkursioni vetanak i Ilir Metës duke bërë të viktimizuarin e madh me një body-language tepër ankthioz. Por, ndërsa shumica e kanë parë këtë si reagim personal prej mbushjes së kupës nga kryeministri dhe ndarjen përfundimtare të koalicionit të majtë drejtues, pak ka rënë në sy se Meta një parashikues i hollë dhe përfitues i madh, duket se po ndjen fillimin e fundit të tij.

Miratimi i Reformës do të jetë i vështirë në orët në vazhdim, kurse ngërçi i saj tregoi edhe njëherë sesa kulisore dhe paprofesionale është kultura e politikës shqiptare. Kjo e ka bërë faktorin ndërkombëtar të përsëritë vetëm një gjë: se cilido qoftë vendimi i ditëve të fundit të takimeve bi dhe tri-laterale të politikës shqiptare, një gjë është vendosur nga ndërkombëtarët dhe se drafti hibrid i znj. Nuland do jetë dokumenti ku do punohet.

Kjo e ka bërë Metën që të kthjellohet krejtësisht dhe ashtu si Berisha, kryetari de facto i PD-së ta quajnë dhe ta ndjejnë ecurinë e Reformës si personale ndaj tyre. Të dy personazhet e kanë realisht frikë mbarëvajtjen e drejtë të Reformës, që për hir të së vërtetës, lë shumë shteg për të besuar se do jetë funksionale.

Por edhe pse çfarëdo që të ndodhë Reforma do ketë fatin e vet, duket se akrobacia e fundit e Ilir Metës, me shumë gjasë në këto përmasa shënon edhe fillimin e fundit të tij. Askurrë më, ai nuk do ushqehet si më parë dhe të shikohet nga të huajt si lojtar me peshë për fatet e vendit, kurse me këtë lëvizje humbi mundësinë të kapte ‘ndershmërisht’ postin e radhës në karrierën e tij të gjatë dhe tejet sfiduese. Deri më tani, si ministër, kryeministër, zëvendëskryeministër, ai ka marrë gjithçka ka mundur, madje duke vendosur edhe fate zgjedhjesh. Por, ironikisht, duke ditur edhe mangësitë e mëdha të Partisë Socialiste në gjetjen e një ekipi të mirë drejtues ai pati të gjithë mundësinë që të përfitonte dhe të kuronte imazhin e vet të njollosur nga akuzat e vazhdueshme, që për hir të së vërtetës i janë shfajsuar me sforcime gati pindarike dhe humbje energjie të madhe.

Kurse këtej e tutje, çfarëdo qoftë fati i vendit, me krizën e re që ka gjasa të afrohet, ai nuk do të jetë njësoj edhe pse shpreson se kalkulimet e tij janë të duhurat. Këtë e shikoje në deklaratat e tij ditën e dielë, por më shumë se kaq: ankthin e pafundëm për të ardhmen, që e shikoje nga gjestet. Të mendosh është ende në kulmin e mundësive të veta, por në fund të imazhit të tij pozitiv, si figurë ekuilibruese.

Ajo që duket se do t’i mbetet në të ardhmen do jetë thjesht partia e tij, që është një parti familjare, e që numrat me shumë gjasë do të fillojnë t’i bjerren, ashtu si i është bjerrur morali me kalimin e viteve.

Sa për aleatin e tij të përkohshëm, kryeministrin aktual, Meta asnjëherë nuk e kaloi dot kompleksin se Rama, ishte dikur vartësi i tij dhe njeriu që jo pak herë i hapi probleme.

Gjithsesi, nuk duhet harruar se pas viteve 2000 Meta ka qenë promotor i akrobacive dhe lojrave të rënda në politikën shqiptare, por asnjëherë duke i dhënë përmasën e nevojshme evropiane politikës shqiptare dhe më shumë se kaq atë profesionale të drejtimit të vendit. Kështu falë ndryshimeve që ndodhën pas vitit 2008, ai është parë madje nga ndërkombëtarët si një element që do ekuilibronte dhe lehtësonte pushtetin, një fakt që ai e dëshmoi në anën e kundërt. Të kujtojmë 21 Janarin dhe ndodhitë e tjera, e në vitet e fundit faktin se ai është bërë një makth me pushtimin e administratës dhe militantëve të vet. Ky makth tashmë është shtrirë tek vetja e tij, që me sa duket ai nuk i shpëton dot. S’u desh shumë, një tendosje nervash, si kjo e fundit, që të tregoj përmes sforcimit të madh të deklaratave, por edhe me lëvizjen e re që propozoi, se po bën udhën e fundit, atë që është zbritëse të karrierës së tij. Mbase ky është vërtet lajmi më i mirë në këtë kohë, kur kriza e ka kapluar vendin nga një qeverisje shumë e dobët dhe arrogante. (java)

 

Next Post

NATO: Turqia një aleate e vlefshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In