Ka hyrë në fuqi marrëveshja dypalëshe me Filipinet për heqjen e kërkesave për viza vetëm për mbajtësit e pasaportave diplomatike të shërbimit dhe ato zyrtare.
Njoftimi është bërë i ditur ditën e enjte pas botimit në ‘Fletoren Zyrtare’.
Marrëveshja ishte nënshkruar më 9 shtator të vitit 2013 nga Ambasadori i Shqipërisë në Itali, Neritan Ceka dhe Ambasadori i Filipineve në vendin tonë, rezident në Itali, Virgilio A. Reyes JR.
/a.rada