Fansi i çmendur i Luana Vjollcës doli sot në gjyq dhe Gjykata caktoi masen e sigurise ‘arrest ne burg’ per akuzat e “perndjekjes” dhe “armembajtje pa leje”.

Sipas avokateve të tij: Lila nuk e ka kryer vepren penale. Ka pasur vetem simpati dhe dashuri per Luanen, por nuk e ka kercenuar ne asnje moment. Vetem i ka shprehur dashurine.
Lila vetë u shpreh në gjyq se ishte dakord me ato çka thanë avokatët, teksa për armën që mbante me vete në momentin e incidentit që ndodhi në Unazën e Re, u shpreh se nuk kishte ndermend ta perdorte per te vrare ndokend.










