• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I fiksuar pas “të kuqes dhe të zezës”, 25 vjeçari nga Tirana vjedh të atin dhe harxhon 950 mijë lekët brenda natës

by Java News
27/01/2017 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 25-vjeçar në Tiranë, “dashamirës” i lojërave të fatit, nuk i ka bërë ballë tundimit të kasafortës së babait të tij në shtëpi.

Pasi e ka zhvendosur, ai e ka hapur atë dhe ka marrë plot 950 mijë lekë, si dhe dy pajisje elektronike që ndodheshin në të. Gjithë këtë shumë i riu e ka zeruar në më pak se 12 orë “arrati” në Durrës, duke e shpenzuar të gjithën në një kazino.

Pas kallëzimit të vjedhjes nga babai i tij dhe më tej i pranimit të marrjes së kasafortës, Albion K. përfundoi si i pandehur në gjykatë për akuzën e “vjedhjes”. Në përfundim të gjykimit, ai u deklarua i fajshëm për akuzën dhe u dënua me 6 muaj heqje lirie.

Sipas “Panorama”, gjatë gjykimit ai ka shfaqur pendesë të thellë për veprën e kryer dhe kërkoi një dënim sa më të lehtë nga ana e Gjykatës. Sipas vendimit të Gjykatës, vjedhja në banesë është konstatuar nga babai i të pandehurit në 12 qershor të vitit të kaluar.

Në kallëzimin e bërë në polici, babai i të dëmtuarit ka rrëfyer se në banesën e tij ishte vjedhur kasaforta. Brenda saj ndodheshin 950 mijë lekë, një dokument pronësie banesë, një iPad dhe një kamera. Sipas Gjykatës, bashkë me dy pajisje të tjera elektronike, totali i vlerës së vjedhur shkonte në 993 mijë lekë.

Para oficerëve të Policisë Gjyqësore, i dëmtuari ka shfaqur dyshime se vjedhja mund të ishte kryer nga djali i tij, Albion K., i cili luante në lojëra fati, ose nga shokët e tij. Sipas kallëzuesit, kur është konstatuar vjedhja e kasafortës, djali i tij, Albion K., nuk i është përgjigjur thirrjes telefonike të tij dhe se ai kishte biseduar me nënën e tij, i nervozuar dhe i shqetësuar, duke i deklaruar se “kishte mbaruar si njeri”.

I pyetur disa ditë pas ngjarjes, si person nën hetim, i pandehuri Albion K. ka pranuar faktin e vjedhjes së lekëve në banesën e tij. Para oficerëve të Policisë Gjyqësore, ai ka rrëfyer me detaje se si i kishte lindur mendimi për të marrë paratë, si edhe se si i kishte shpenzuar ato brenda së njëjtës ditë.

Sipas të pandehurit, më datë 12.06.2016, rreth orës 22:45, ai është ndodhur në shtëpi i vetëm dhe pa e menduar gjatë, ka marrë kasafortën që ndodhej në shtëpi. Albion K. ka treguar se e ka futur kasafortën në një kuti kartoni dhe është ulur me ashensor nga banesa. Ai ka mundur të hapë kasafortën ku ka vjedhur shumën prej 950 mijë lekësh.

“Pasi ka marrë shumën e parave, ka udhëtuar në drejtim të qytetit të Durrësit me taksi, ku ka mbërritur në orën 01:20. Është akomoduar në hotel ‘A…’, në zonën e plazhit, duke rezervuar për dy ditë. Më pas, rreth orës 02:30, ka shkuar në një kazino e ndodhur rreth 200 metra larg hotelit, ku ka luajtur deri nga ora 12:00 e drekës, duke i lënë të gjitha paratë e vjedhura në banesë në kazino. Është kthyer në qytetin e Tiranës, më datën 14 qershor 2016, rreth orës 19:00. Nga frika e prindërve nuk është kthyer në shtëpi, por ka qëndruar te shokët e tij. Për sendet e tjera të gjendura në kasafortë, sipas deklarimeve të tij, ia ka dhënë mamasë së tij”, thuhej në vendimin e Gjykatës. I pandehuri Albion K. ka deklaruar se është penduar për veprimet e tij dhe është vetëdorëzuar në polici, duke sqaruar rrethanat e hetimit./a.k

Next Post
Hollande zotohet për asgjësimin e ISIS-it

Presidenti Hollande anulon vizitën në Shqipëri, shkak situata politike në Francë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

March 8, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

March 8, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

March 8, 2026
Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In