• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fiksimi Champions, Juve me 12 kandidatë për 6 përforcime

by Java News
07/05/2016 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Champions League është fiksimi i Juventusit pasi ndjeu paksa aromën e harruar të suksesit në finalen e vitit të kaluar kundër Barcelonës. E nëse finalja ishte thuajse e barabartë dhe sivjet nga Bayern u eliminua atëherë kur mendoi se ishte kualifikuar, përsëri te Juventus e dinë fare mirë se ka diferenca midis atyre që shkojnë çdo vit e pakta në gjysmëfinale. Objektivi i verës janë përforcimet dhe drejtuesit bardhezi kanë në mendje e pakta 12 emra për 6 blerje. Kaq janë lojtarët që i ka premtuar trajnerit Allegri drejtori i përgjithshëm Beppe Marotta dhe drejtori sportiv Fabio Paratici. Teksa po përpiqen të mbajnë Cuadrado e Morata nga rikthimit te Chelsea e Real Madrid përkatësisht, si dhe t’i rezistojnë tundimit të milionave për Paul Pogba, drejtuesit bardhezi po kërkojnë dy përforcime në mbrojtje, dy në mesfushë dhe dy në sulm.

Për çdo përforcim të mundshëm, klubi ka dy lojtarë në balotazh.

Mbrojtësi i djathtë: Largimi Juan Cuadrados hap një vrimë të madhe pas krahëve të Stephan Lichtsteiner. Juventus ka si objektiv kryesor Sime Vrsaljko, por nëse kroati nuk arrihet, synimi është Silvain Widmer i Udineses.

Qendërmbrojtësi: Mehdi Benatia dëshiron të largohet nga Bayern, por po flirton me më shumë se një klub. Ndaj Juve mban një sy edhe nga Shkodran Mustafi i Valencias, i cili në Itali ka luajtur me Sampdorian, me një rritje të jashtëzakonshme që nga eksperienca e parë italiane.

Mesfushori: Andrè Gomes është objektivi numër një dhe bisedimet kanë nisur, mbi bazën e 25 milionë eurove, plus bonuse. Valencia kërkon e pakta 35 milionë dhe Juve po sheh edhe nga Fernando i Sampdorias. Një objektiv ekstra mund të bëhet edhe Kovaçiç i Realit.

Fantazisti: Dëshira e vjetër është Oscar. Chelsea nuk e do më dhe është gati të largohet nga blutë, por në çdo rast është nën vëzhgim Riccardo Saponara.

Sulmues krahu: Domenico Berardi do të jetë blerja e parë, vetëm nëse Juve nuk ndërron mendje për lojtarin e Sassuolos. Shkaku mund të jetë Samir Nasri, të cilit Guardiola i ka bërë dalje nga Manchester City. Por, paga shumë e lartë e francezit mund të jetë pengesë serioze.

Qendërsulmuesi: Në këtë pozicion nuk do të ketë kursim shpenzimesh. Preferenca është Edinson Cavani, por nëse nuk bindet Paris SG, atëherë do të synohet Romelu Lukaku, në prag largimi nga Everton. Dëshira e belgut është të qëndrojë në Angli, por Juve mund ta bindë duke përmes agjentit të tij, Mino Raiola.

Calciomercato/d.i.

Next Post

Vrasja e Çiçës, zbardhen pamjet që tregojnë veprimet e Alban Trimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In