Një pamje që i mungonte prej disa kohësh futbollit shqiptar.
Krejt në mënyrë të papritur janë ndëprerë dritat në superndeshjen e javës së dytë të Kategorisë Superiore mes Teutës dhe Tiranës.
Gjithçka ka ndodhur në minutën e 37 të takimit, teksa durrsakët udhëhiqnin me rezultatin 2-1.