• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FIFA kërkon kthimin e dy milionë dollarëve nga Blatter dhe Platini

by A R
17/12/2019 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka ndërmarrë një veprim ligjor kundër ish-presidentit, Joseph Blatter dhe ish-zëvendëspresidentit Michel Platini për të kthyer rreth dy milionë dollarë që federata pretendon se i pagoi padrejtësisht në vitin 2011  Platinisë.

“FIFA sot ka paraqitur pretendime në gjykatën zvicerane përkatëse kundër ish-presidentit të FIFA-s, Joseph Blatter dhe ish-zëvendëspresidentit të FIFA-s, Michel Platini, duke kërkuar kthimin e 2 milionë frangave zvicerane (2 04 milionë dollarë), të paguara padrejtësisht Platinisë në vitin 2011”, theksoi FIFA.

FIFA po ashtu bëri të ditur se ky veprim pason rezolutën unanime të miratuar së fundmi nga Komiteti i udhëheqjes së federatës, në të cilën u theksua se “FIFA është e detyruar të përpiqet për kthimin e fondeve të paguara në mënyrë të paligjshme nga një ish zyrtar tjetër”.

“Po ashtu edhe Gjykata e Lartë e Zvicrës ka konfirmuar se kjo dhuratë prej dy milionë franga zvicerane duhet të shihet si një pagesë e padrejtë”, theksoi FIFA.

FIFA kaloi në një krizë në maj të vitit 2015 kur policia bastisi hotelin “Baur au Lac” në Zyrih të Zvicrës për të arrestuar anëtarët e FIFA-s në një hetim korrupsioni që tronditi sportin.

Kreu i pezulluar i FIFA-s, Blatter, po ashtu është nën hetim nga autoritetet zvicerane.

Në nëntor të vitit 2015, Komiteti i Etikës i FIFA-s filloi procedurat zyrtare kundër Blatterit dhe Platinisë.

Procedimet ndaj dy ish-zyrtarëve kanë të bëjnë kryesisht me një pagesë prej dy milionë dollarësh të transferuara në shkurt të vitit 2011 nga FIFA te Platini.

/a.r

Next Post
“4 ditë pune në javë dhe 6 orë në ditë”, ky është propozimi i kryeministres më të re në botë

“4 ditë pune në javë dhe 6 orë në ditë”, ky është propozimi i kryeministres më të re në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In