FIFA ka zbuluar formacionin më të mirë të vitit 2016, ku shumica dërrmuese është nga La Liga
FIFA në fillim të dhjetorit kishte publikuar listën prej 55 futbollistëve, të cilët do të konkurronin për formacionin më të mirë të vitit 2016. Tashmë është zbuluar ky formacion, ku 9 lojtarë janë nga dy skuadrat e mëdha spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona.
Befasi është se në këtë listë nuk është Antonie Griezmann, i cili ishte i treti në garë për Topin e Artë dhe ishte lojtari më i mirë i Euro 2016.
Në këtë formacion nuk është asnjë lojtar i Premierligës dhe Serie A, ndërsa Bundesliga përfaqësohet me Manuel Neuer, ndërsa Ligue 1 e Francës me Thiago Silvan, citohet ”Express”. (b.an)