• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

FIFA do të mbetet në status quo

by
26/05/2015 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Filmi dokumentar, “Futbolli në shitje”, akuzon FIFA-n për nivel të madh korrupsioni dhe mitmarrjeje, veçanërisht gjatë procesit të përzgjedhjes së vendeve nikoqire për Kampionatin Botëror të vitit 2018 dhe 2022.

Njëri nga autorët e këtij filmi, gazetari gjerman, Robert Kempe, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se kur hulumtohet përzgjedhja e Qatarit dhe Rusisë si vende nikoqire të këtyre dy kampionateve, shihet qartë se ofertat e të dyja vendeve nuk kanë qenë bindëse. Madje, sipas tij, kanë qenë më të dobëtat.

“Kur fillon të hulumtosh, dhe kjo është ajo çfarë kemi bërë me dokumentarin tonë, ka indikacione dhe gjurmë të qarta se janë bërë pagesa nga Qatari, edhe pse përfaqësuesit ekzekutiv të FIFA-s e mohojnë”, thotë zoti Kempe.

Filmi në fakt emëron tre anëtarë bordi të FIFA-s, të cilët dyshohet se kanë marrë secili nga 1.5 milion dollarë amerikanë nga Qatari, në këmbim të votës së tyre. Njëri nga ta dyshohet se ia ka shitur votën edhe Rusisë. Autori i filmit beson se ka pasur edhe raste të tjera, por është më e vështirë që korrupsioni të dëshmohet në Rusi, thotë ai

“Fillimisht, është shumë e vështirë të punosh si gazetar në Rusi. Është edhe më e vështirë të marrësh informacion, të flasësh me njerëzit të cilët kanë qenë të përfshirë në ofertën e Rusisë. Zakonisht ka denoncues të korrupsionit, njerëz të cilët janë të gatshëm të flasin çfarë ka ndodhur, të cilët mund të të japin gjurmë dhe të të udhëzojnë në drejtimin e duhur. Në Rusi ndërkaq, është shumë problem të gjesh njerëz të këtillë”, thotë Kempe.

Dhe pavarësisht këtyre dyshimeve që ka hedhur vetë zoti Kempe, në mesin e disa të tjerëve natyrisht, ai është i bindur se më 29 maj, FIFA do të rizgjedhëSepp Blatterin, i cili ka 40 vjet që është në kuadër të FIFA-s dhe ka 17 vjet që është president i këtij institucioni.

Dhe pikërisht kjo përvojë, thotë gazetari gjerman, i ka dhënë mundësinë Blatterit ta njoh sistemin nga brenda dhe jashtë.

“Me këtë, në kuptimin e transparencës, asgjë nuk do të ndryshojë. Rizgjedhja e Blatterit nuk do të na mundësojë të mësojmë më shumë për Kampionatin Botëror të 2018-ës dhe 2022-ës.

“Nuk do të ketë ndryshime, asnjë reformë nuk do të ndodhë dhe status quoja do të mbetet ende në fuqi”, thotë zoti Kempe.

FIFA, nga ana e saj, ka hedhur poshtë me vendosmëri akuzat e bëra në filmin dokumentar dhe madje i ka cilësuar autorët e tij si “gënjeshtarë”, për çka zoti Kempe dhe kolegët e tij pohojnë se praktikat e tilla mbrojtëse nga FIFA kanë qenë të pritshme, nisur edhe nga reagimet e mëparshme që kanë pasuar akuzat e denoncuesve të tjerë. EvropaeLire

Next Post

Harta e vendeve të kërcënuara nga terrorizmi; Shqipëria, më pak e rrezikuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

March 7, 2026
Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

March 7, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

“Në dashuri do të keni dyshime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

March 7, 2026
Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

March 7, 2026
7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In