Jerome Champagne, ish-sekretar i përgjithshëm i FIFA-s, ka vënë kandidaturën për postin që mbahet nga Sepp Blatter.
Ai është francezi i dytë që do të luftojë për kreun e FIFA-s, pas Michel Platini. Veç tyre, janë edhe David Nakhid nga Trinidad Tobago dhe Princi Ali nga Jordania. Ky i fundit konkurroi përballë Blatterit në zgjedhjet e fundit, në maj të këtij viti.
Zgjedhjet në FIFA do të mbahen më 26 shkurt 2016.