Një 27-vjeçar ka përfunduar me djegie në trup në Spitalin e Traumës Tiranë.
Bëhet fjalë E.A, 27 vjeç, banues në Arapaj, Roskovec. Siç raportohet, 27-vjeçari dyshohet se ka djegur kioskën në pronësi të xhaxhait të tij, B.A..
Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje, e ndërsa mësohet se gjendja e tij shëndetësore nuk është shumë e mirë, për këtë arsye 27-vjeçari u dërgua në kryeqytet.