Qentë e rrugës kthehen ne shqetësim për qytetarët në Fier.
Në lagjen “Kastriot” të këtij qyteti, një 52-vjeçar po kalonte në rrugë për të shkuar në punë, kur në afërsi të stadiumit, është befasuar pasi katër qenë i janë vërsulur në mënyrë të menjëhershme. Ishte e vështirë, tregon i dëmtuari A.S, 52 vjeç, i cili ka përfunduar me disa kafshime.
Aktualisht 52-vjeçari i kafshuar nga qentë në pjesë të trupit, ndodhet i shtruar në spitalin Rajonal Fier, në repartin e kirurgjisë, nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu edhe një 73-vjeçare me inicialet O.P nga Mbrostari është kafshuar nga qentë në këmbë. Ajo ka marrë mjekimin në spital dhe është larguar.
/b.d