Mbledhja e Këshilli Bashkiak të Fierit është shoqëruar me debate ditën e sotme. Dy këshilltarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim u shkëputën nga grupi dhe u bashkuan me Partinë Socialiste. Mësohet se Thoma Tyto dhe Drita Sauli iu bashkuan grupit të këshilltarë bashkiakë të PS.
Ndërsa këshilltarja e LSI-së, Ekaterina Zarka doli e pavarur. Këshilltarët thanë se vota e tyre duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe qytetit, dhe “jo në shërbim të vendimeve politike”, që sipas tyre “jo rrallë herë janë të gabuara dhe cenojnë këtë shërbim”.
ma.me