Një çifti i divorcuar dhe me një fëmijë 3 vjeçar që për gjykatën nën kujdestari do duhej ta mbante e ëma, ka sjellë një skenë të frikshme në qytetin e Fierit, mbrëmjen e djeshme. Ish bashkëshorti, 27 vjeçari Ervin Saliaj ,ka shkuar në ambientet e punës së ish gruas së tij me inicialet E.S dhe e ka rrahur barbarisht. Forcat e policisë kanë ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe kanë neutralizuar 27 vjeçarin.
Në momentet kur policia është gjendur në vendgjarje, burri po godiste ish gruan duke i thënë se nuk do ja jepte kurrë fëmijën. Madje 27 vjeçari e ka kërcënuar me jetë ish bashkëshorten, nëse ajo do të vijojnte kërkimin për të birin.









