Banorët e disa fshatrave të Fierit të cilët preken nga ndërtimi i impiantit të përpunimit të mbetjeve kanë protestuar sot para Bashkisë së Fierit.
Për të disatën herë banorët e fshatrave Mbyet, Plyk dhe Portëz kanë kërkuar të mos ndërtohet ky impiant, me parulla në duar “Nuk i duam plehrat”; “Mos vrisni jetë” shkruan BW. Në protestë kanë marrë pjesë edhe qytetarë të Fierit, ndërsa janë mbështetur edhe nga Partia Demokratike.
Ata kanë deklaruar se nuk do ta lejojnë ndërtimin e impiantit që rrezikon jetën e tyre./a.m.