Aksident me vdekje në aksin rrugor Fier-Roskovec. Nje kamion, ka aksidentuar shtetasin E.D, 48 vjeç, banues në Zharrëz, i cili ndërroi jetë në spital, thane burimet nga policia. “Në datën 07.08.2018, rreth orës 10:00, në aksin rrugor Fier-Roskovec, në fshatin Zharrëz, shtetasi F.T, 43 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip Benz Kamion, ka aksidentuar shtetasin E.D, 48 vjeç, banues në Zharrëz, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Fier”. Shtetasi F.T është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
ma.me











