• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fier, ish-polici në gjyq për falsifikim dokumentesh

by A R
06/12/2015 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim kërkesën për shtetasit Arben Deda, ish-efektiv policie, akuzuar për “falsifikim dokumentesh” dhe Asqeri Gjojdeshi, i akuzuar për “dhunë në familje”, pasi nga hetimi ka rezultuar se efektivi Deda ka falsifikuar kallëzimin e shtetases B.Gj, e cila akuzonte kunatin e saj, Gjojdeshi, për dhunë.

Prokuroria ka nisur hetimin pasi ankimit që e dëmtuara B.GJ. ka dorëzuar në Shërbimin për Çështje të Brendshme dhe Administrative kundër oficerit të policisë Arben Deda, i cili ka falsifikuar deklarimet e saj kundër kunatit, i cili kishte ushtruar dhunë ndaj saj, nga e cila kishte pasoja të rënda dhe të dukshme.

Në datë 17.02.2015, shtetasja B.GJ. kallëzon para oficerit të Policinë e Fierit, Arben Deda shtetasin Asqeri Gjodeshi që është kunati i saj, se, për shkak të konflikteve familjare, e ka goditur rëndë me shkop të trashë në të gjithë pjesët e trupit, përfshirë edhe në kokë, duke i lënë hematoma të shumta. Ndërkohë, në aktin e përpiluar nga oficeri i policisë Deda për këtë rast, shkruhet se “…e dëmtuara deklaron se ka pasur konflikt verbal me kunatin e saj dhe, në ikje e sipër është rrëzuar duke dëmtuar gjurin…”. Pra, në aktin e përpiluar nga oficeri i policisë janë shmangur me dashje të dhënat reale, si edhe nuk janë shënuar deklarimet e plota të të dëmtuarës, duke shfrytëzuar ndoshta faktin e nivelit të ulët arsimor të saj.

Pas kallëzimit, e dëmtuara B.GJ., ka kryer ekspertizën mjeko-ligjore, në bazë të të cilës evidentohen qartë shenjat e dhunës në pjesë të ndryshme të trupit dhe të kokës.

Në këto kushte, ndaj oficerit Arben Deda, në fillim të hetimeve, është vendosur nga gjykata masa “pezullim nga detyra”. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Fierit e akuzon oficerin Deda për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve”. Ndërsa shtetasin Astrit Gjojdeshi për veprën penale të “dhunës në familje”.

Balkanweb

Next Post

Skllavëri moderne, blen nuse në Pogradec për 52 mijë dinarë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In