• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fier, goditet numëruesi i PS, policia në kërkim të autorëve

by
24/06/2015 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që procesi i numërimit të votave është drejt fundit, një incident u shënua pas mesnate në KZAZ-në numër 57, të qytetit të Fierit.

Katër persona goditën me mjete të forta në kokë numëruesin e Partisë Socialiste, Roland Bylyshi, 34 vjeç. Konflikti u shënua rreth orës 02:30 të mëngjesit të së mërkurës, ku si pasojë e plagëve të marra numëruesi u dërgua në Spitalin e Fierit.

fier

Sipas Policisë së Fierit, 34-vjeçari Roland Bylyshi u dhunua nga tre vëzhgues, si dhe një kandidat për këshilltar. Kandidati i cili dhunoi numëruesin e PS-së, bëhet me dije se i përket Partisë Lëvizja e Legalitetit (PLL).

Policia është në kërkim të autorëve, ndërkohë që i dëmtuari mori mjekim në spital. Ende mbetet e paqartë se, si autorët mundën të largoheshin nga një ambient i cili është nën ruajtjen e efektivëve.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm kjo KZAZ rezulton e mbyllur, ndërsa procesi i numërimit u ndërpre që pas incidentit. Asnjë numërues nuk është në këtë qendër numërimi, përjashtuar efektivëve të policisë. Nuk dihen arsyet e përleshjes mes agresorëve dhe numëruesit, por dyshohet për shkak të bindjeve politike.

Policia e Fierit shpall në kërkim autorët e dhunës ndaj numëruesit të PS-së

Specialistë të krimeve në Komisariatin e Policisë së Fierit kanë njoftuar menjëherë procedimin penal dhe shpalljen në kërkim të 50-vjeçarit Fatmir Kajolli, banues në lagjen “Mbrostar Ferko” të të njëjtit qytet, ashtu sikurse edhe dy shtetasve të tjerë, Alban dhe Florim Kajolli, respektivisht 22 dhe 23 vjeç, banorë të së njëjtës lagje.

Procedimi penal vjen për pasojë e sulmit të kryer në bashkëpunim me njëri-tjetrin ndaj numëruesit të subjektit politik PS, Roland Bylyshi, 34 vjeç, banor i fshatit Levan të Fierit, sulm që ka ardhur për shkak të detyrës së këtij të fundit.

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit, për veprën penale “shkatërrim i pronës”, “kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje, e kryer në bashkëpunim”, të gjitha të parashikuara nga Kodi Penal.

Next Post

Foto/ Basha deklaron fitoren në zgjedhje, nis gallata në rrjetet sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In