Në Fier, procesi i legalizimeve është drejt fundit, ndërsa janë zhbllokuar procedurat edhe për 4000 objekte të ndërtuara anësh rrugëve, statusi i të cilave nuk mundësonte legalizimin.
Dje, qindra banorë të Njësisë Administrative Qendër, banorët e lagjes ”Afrim”, kanë marrë certifikatat e legalizimit.
Gjatë shpërndarjes së certifikatave morën pjesë drejtori i ALUIZNIT, Ervin Bushaj, kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, dhe prefekti i Qarkut Xhavit Bushaj.
Gjatë ditës së djeshme u shpërndanë 340 certifikata legalizimi, por ndërkohë janë zhbllokuar edhe 4000 objekte, të cilat nuk mund të legalizoheshin për shkak të statusit të rrugëve që sipas Drejtorit të ALUIZNIT ishin akse nacionale.
Në Fier, procesi i legalizimit të objekteve është drejt fundit ku 80% e objekteve kanë marrë lejen e legalizimit dhe certifikatën e pronësisë.
shqiptarja.com/d.i.