• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fier/ Festë me kokainë në lokalin e natës, prangoset vajza dhe dy të rinj

by A R
24/03/2018 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta, ku ka arrestuar tre persona dhe ka sekuestruar 36 doza kokaine.

Në sajë të operacionit të koduar “Mesnata” janë vënë në pranga Shkëlzen Gjata, 24 vjeç, Mariglen (Renato) Mellaraj, 35 vjeç, dhe Pranvera Isufaj, 27 vjeçe.

Arrestimi i tyre u bë i mundur mbi bazën e informacioneve të mara më parë në rrugë operative se në lokalin ”New York” në lagjen “Apollonia” Fier gjatë një feste ”Party” që do të zhvillohej aty do të shitej lëndë narkotike.

Policia ka kryer kontrolle në mesnatë në lokalin në administrim të Gjatës dhe Mellarajt, dhe nga kontrolli i ushtruar në një dhomë me mbishkrimin ”Private” u gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 36 copë kokainë, një peshore elektronike, një palë gërshërë, një fletore shënimesh etj.

Gjatë kohës së kontrollit fizik të personave që ishin në këtë lokal dhe më konkretisht në çantën e krahut të Pranvera Isufaj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 (dy) thika me teh të përkulshëm të dyshuara si armë të ftohta.

Po kështu Isufaj ka kundërshtuar hapur veprimet e policisë duke përdorur dhe forcën me veprime aktive e për pasojë ka penguar në kryerjen e detyrës punonjësit e policisë si dhe i ka ofenduar ata.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasve Shkëlzen Gjata dhe Mariglen Mellaraj për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës” parashikuar nga Nenet 283/2, 285/a dhe 286 të Kodit Penal, dhe ndaj shtetases Pranvera Isufaj për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Nenet 279 dhe 236/2 të Kodit Penal./a.m.

Next Post
Premiera e ‘Makbethit’, arkitekti jep alarmin: Po ra zjarr në Teatrin Kombëtar ndodh katastrofa

S’bëjmë keq që flasim për ngrehina e kulla, por pa artin do të ngjanin si trupi pa shpirt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In