Ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses dhe dy vajzave, arrestohet në flagrancë nga policia. Në pranga ka përfunduar Haxhi Sherifaj, 54 vjeç, banues në fshatin Varibop, Fier. Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, M.A, 56 vjeçe, dhe ndaj dy vajzave D.A, 18 vjeçe dhe R.A, 16 vjeçe, banuese në fshatin Varibop Fier.