Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar i cili akuzohet për dhunë në familje.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme, ku Visar Kulari, banues në lagjen “8 Shkurti”, Fier ka dhunuar fizikisht nënën e tij, R.K, 67-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”. /a.m.