• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fier dhe Berat/ Shtohen 2 zona zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit

by Ardit Rada
30/11/2020 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot, Komisioni Rregullator shqyrtoi projektvendimin ‘Për ngritjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Prill 2021’.

Zonat e Administrimit Zgjedhor miratohen nga KQZ-ja jo më vonë se 9 muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit, mbi bazën e numrit të shtetasve me të drejtë vote në datën e fundit të periudhës zgjedhore për caktimin e zgjedhjeve, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile (DPGJC).

Referuar informacionit të ardhur nga DPGJC për numrin e shtetasve me të drejtë vote dhe kritereve për ngritjen e ZAZ-ve, lindi nevoja për ndryshimin e Zonave të Administrimit Zgjedhor, pasi numri i shtetasve me të drejtë vote në ZAZ nr. 58 të Bashkisë Fier si dhe në ZAZ nr. 64 të Bashkisë Berat, e kalon kufirin e përcaktuar nga Kodi Zgjedhor.

Komisioni Rregullator në unanimitet miratoi ngritjen e 92 (nëntëdhjetë e dy) Zonave të Administrimit Zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021.

Numërtimi i ZAZ do të bëhet me anë të një numri dy shifror duke filluar me 01, duke siguruar përputhshmëri të numërtimit unik kombëtar të zonave të qendrave të votimit me numërtimin e ZAZ-ve, ku ZAZ-ja nr. 01 duhet të përmbajë zonat me numërtim fillestar të qendrave të votimit, e në vijim.

Për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021, 50 bashki që kanë më pak se 80 mijë shtetas me të drejtë vote përbëhen nga një (1) ZAZ, ndërsa 11 bashki që kanë më shumë se 80 mijës shtetas me të drejtë vote përbëhen nga më shumë se një (1) ZAZ./a.p

Next Post
Mjeku shqiptar në Itali: Shmangni grumbullimet, po të respektoni masat nuk infektoheni

Mjeku shqiptar në Itali: Shmangni grumbullimet, po të respektoni masat nuk infektoheni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha po i dëshpëron demokratët duke u shfajësuar për sulmin mbi ish-shtëpinë e Enver Hoxhës

March 3, 2026
Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

March 3, 2026
Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

March 3, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Operacioni “Flaka e Fundit”

March 3, 2026
“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

March 3, 2026
VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

March 3, 2026
Gracka e Ramës, si po e zhvesh rinumërimi Sali Berishën nga alibia e ‘farsës zgjedhore’

SONDAZHI / Sot, PS do të fitonte me 48%. PD ka mbështetjen më të ulët që nga 11 maji

March 3, 2026
Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

March 3, 2026
Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

March 3, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In