Një 27-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 11-vjeçare nga fshati Suk 2 i Rroskavecit. Burime nga policia e Fierit bënë me dije se D.B, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, duke u prekur në pjesë intime të trupit të miturën me iniciale M.Z,.
Ka qenë vetë vajza ajo që ka kallëzuar në polici në prani të mësueses kujdestare se i riu e kishte ngacmuar.
Menjëherë, Shërbimet e Policisë, pas hetimeve të kryera, kanë bërë të mundur identifikimin e personit, ndërsa kanë shpallur në kërkim 27-vjeçarin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Vepra të turpshme”.









