Prej dy ditësh ish-deputetja Grida Duma ka publikuar rastin e Manjola Cakonit, e cila jeton jeton vetëm me të birin, pasi në tërmetin e 26 nëntorit humbi bashkëshortin dhe vajzën.
Duma ka ngritur një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa pretendon se qeveria e ka braktisur këtë familje dhe nuk e ka ndihmuar.
Mirëpo gazetari Blendi Fevziu ka nxjerrë mbrëmjen e djeshme bllof ish-deputeten, pasi tha se ka konfirmuar që familja Cakoni ka marrë një banesë nga qeveria dhe djalit të Manjolës, Alesios, i është siguruar një bursë studimi.
“Zonja ka marrë të gjitha bonuset. Me aq sa u interesuam ne, ajo është në një apartament që i është dhuruar nga qeveria dhe djalit të saj i është dhënë bursë studimi”, u shpreh Fevziu në “Opinion”.
Ndërkohë, Duma u mundua të justifikohet duke thënë se banesa që qeveria i ka dhuruar familjes Cakoni nuk ka dokumentacion.
“Strehohen në një godinë në periferi të Tiranës. Nuk kanë asnjë dokumentacion.
Nuk e dinë nëse do strehohen aty, apo nuk do strehohen. Nëna ka pritur pension.
Merr 150 mijë lekë të vjetra që i takon nga pensioni si jetim dhe marrin një 40 mijë leksh që i takon nga vendi i punës i bashkëshortit që i ka vdekur.
Ajo është shembur nga tërmeti dhe merr edhe ilaçe. Dhe vjen në fund historia e saj se kanë pasiguri dhe i drejtohet pikës së kontaktit që kanë mbajtur me qeverinë.
Ata i thonë po konsiderohet rasti jot, po konsiderohet rasti jot, derisa një ditë i thotë se ti nuk e përfiton pensionin se nuk ke tre viktima nga tërmeti”, deklaroi Duma.
/e.rr