I ftuar në emisionin “Java në RTSH” gazetari Blendi Fevziu komentoi mundëinë e zgjedhjeve të parakohshme në vend.
Por sipas tij, një gjë e tillë nuk pritet, pasi nuk i intereson politikës shqiptare, duke hedhur poshtë pretendimet e kreut të PD.
“Nuk priten zgjedhje të parakohshme, për vetë faktin se as Rama dhe as Basha nuk janë të interesuar. Opozita duhet të presë konsumimin e plotë të Ramës deri në fund të mandatit që nesër në garë të futet si alternativë qeverisjeje”, u shpreh Fevziu.
Ai tha se Lulzim Basha ka nevojë për një projekt ambicioz dhe se kjo fushatë P.R. që po bën është e pamjaftueshme.
Duke u ndalur në përbërjen e sotme të parlamentit, Fevziu u tregua i ashpër teksa e quajti atë qesharak.
“Parlamenti i sotëm është më qesharaku dhe ndoshta më injoranti në glob. Është një turp që ata ligjvënës paguhen me taksat e shqiptarëve” – tha Fevziu në studion e emisionit “Java në RTSH”.