• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fevziu: Një ambasadore më tha për gruan e një politikani… kishte një varëse 80 mijë euro

by A R
14/12/2015 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar një opinion të tijin në lidhje me pasurinë e zyrtarëve të lartë e sidomos atyre të gjyqësorit, nisur edhe nga deklarat e fortë e rradhës së ambasadorit të SHBA Lu.

Në konferencën gjyqësore që u mabjt këtë të hënë, Donald Lu tha se ” Nëse ulni kokën dhe shikoni se në kyçin e dorës mbani një orë që kushton më shumë se makina ime ka të ngjarë që të jeni gjyqtarë të korruptuar”.

Gazetari Fevziu i jep të drejtë ambasadorit të SHBA-ve duke shtuar edhe politikanët në këtë kategori.

“…mjafton po ashtu te fotografosh kycet e duarve te burrave parlamentare per te pare qe nje pjese e tyre mbajne ora prej 30 – 40 mije eurosh. Nuk mbeten pas deputetet me canta nga 3000 euro dhe bizhu befasuese. Ambasadorja e nje vendi te BE me tha dje se kur vizitoi shtepine e nje politikani, gruaja e tij mbante ne qafe nje varse Bulgari qe kushton midis 70 dhe 80 mije Euro. Per etike Ambasadorja nuk ma tha emrin, por nuk ka asnje dyshim qe ajo ja ka raportuar kete vendit te saj. Sic nuk ishte e veshtrie per mua ta merrja me mend se per ke fliste.” Shkruan Fevziu.

Ja shkrimi i plotë:

Nga Blendi Fevziu
“Ulni syte ne kycin tuaj te dores dhe nese ora qe keni vendosur aty, eshte me e shtrenjte se sa makina qe kam une, atehere ju jeni te korruptuar”. Kete llogjike te thjeshte, te njohur, por shume te vertete ka perdorur Ambasadori i SHBA, Donald Lu gjate nje fjale para gjyqtareve sot paradite. Ai nuk ka bere sterhollime; ai nuk ka bere as ndonje investigim dhe as ndonje zbulim te madh. Thjeshte ka thene ate qe ne e shohim te gjithe. Njerez qe paguhen nga shteti me taksat e qytetareve me afro 1000 Euro ne muaj mbajne ne duar, gjoks apo ne qafe objekte luksi prej mijera eurosh. Shetisin me makina qe kushtojne 100 – 150 mije euro apo shpenzojne neper udhetime luksi shuma qe nuk justifikohen dot kurre me rrogat e tyre, modeste ne krahasim me shpenzimet.
Lu ka te drejte. Ka te drejte per dy arsye. E para ne kuptimin e mirefillte te fjales e dyta ne kuptimin simbolik. Ky i dyti me shume nje keqkuptim i politikes dhe drejtesise shqiptare me shoqerine e lire.
E para nuk ka nevoje per komente. Ne nje kronike te TV Klan, ne nje takim kombetar te Prokuroreve, operatori u foksua jo tek ato qe thoshin, por tek orat e floririt, zinxhiret e arte me diamante e tek cantat e vogla te “keshit” qe ne shqiperi njihen me emrin canta e kambisteve. Kishte aq shume ar dhe gure te cmuar ne ate takim sa dukej sikur ishe ne nje mbledhje te manjateve ruse ose te mafias amerikane te viteve ’30, por kurresesi ne nje takim njerezish te drejtesise.
Ne 3 muajet e fundit disa portale kane publikuar foto te makinave te deputeteve ne momentin qe hyjne ne seance. Gjenden lehte me nje kerkim ne internet dhe pamja eshte befasuese. Parku i parlamentit shqiptar vlen disa dhjetra miliona euro, me makina kryesisht qe kushtojne midis 80 dhe 150 mije eurove. Dhe te gjitha keto, prone e deputeteve te vendit me te varfer ne Europe.
Se fundi, mjafton po ashtu te fotografosh kycet e duarve te burrave parlamentare per te pare qe nje pjese e tyre mbajne ora prej 30 – 40 mije eurosh. Nuk mbeten pas deputetet me canta nga 3000 euro dhe bizhu befasuese. Ambasadorja e nje vendi te BE me tha dje se kur vizitoi shtepine e nje politikani, gruaja e tij mbante ne qafe nje varse Bulgari qe kushton midis 70 dhe 80 mije Euro. Per etike Ambasadorja nuk ma tha emrin, por nuk ka asnje dyshim qe ajo ja ka raportuar kete vendit te saj. Sic nuk ishte e veshtrie per mua ta merrja me mend se per ke fliste.
Kjo nuk eshte ndonje histori e re, por kohet e fundit po behet me bajate. Kryeministri Kroat Sanader nisi te investigohet per nje ore te padeklaruar, nderkohe qe ne ëikiliks mund te shohesh se si politikanet e shume vendeve te korruptuara shpjegohen nga diplomatet amerikane permes ketyre shenjave.
Pra e para eshte pyetja? Si i sigurojne kete vlera materiale te pajustifikuara me te ardhurat e tyre? Pergjigja eshte e thjeshte: permes korrupsionit. Justifikimi i perhershem qe ato jane dhurata nuk qendron sepse sipas ligjit shqiptar, mund te pranohen dhurata deri ne vleften 100 Euro.
E dyta eshte pyetja morale? A munden njerez te tille, qe kane zgjedhur nje karriere publike; qe paguhen nga taksat e qytetareve t’ju sherbejne atyre? Pergjigja eshte padyshim jo. Edhe njerez te pasur dhe me te ardhura te konsoliduara, kudo ne bote, ne momentin qe hyjne ne politike, nisin nje jete me modeste dhe me prane njerezve qe ju kerkojne voten. Nuk eshte ceshtje mundesie, por simbolike. Nje sherbetor publik, nuk mund te jete nje shembull i shemtuar vaniteti dhe arrogance. Parlamenti nuk mund te jete nje motorrshou ku deputetet ekspozojne markat e makinave te tyre luksoze dhe as deputetet s’mund ta shohin si nje pasarele mode per te shuar kompleksin e tyre. O ke zgjedhur te jesh njeri politik, ose merru me jeten tende. Ne jeten private mund te shpenzosh sa te duash mjafton qe te tregosh burimin e te ardhurave. Ne politike jo.
Partite dhe politika shqiptare ne pergjithesi duhet te vendose kode strikte mbi etiken, ndersa organet duhet te fillojne hetimet. Kushdo qe afishon nje mireqenie te tille, le dyshimin qe ka perdorur funksionin e tij per perfitime personale.
Lu ka te drejte. Ai na tha dicka qe e shohim te gjithe dhe qe per fat te keq, eshte bere edhe si gare mes njerezve te pushtetshem. Turp!

Next Post

“Bomba” e mediave/ A e kurdisi Zanetti shortin e Juventusit përballë Bayern? (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Arben Ahmetaj te Syri, si pentito apo si shejtan budalla?

January 9, 2026
7 pyetjet e Veliajt, Dumani nuk përgjigjet: Dosja e tij e ndarë në fraksion tjetër

Altin Dumani merr ‘dritën jeshile’ për një tjetër rol, pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në…

January 9, 2026
VIDEO-SHBA kap anijen e tretë cisternë të naftës në ujërat e Karaibeve, e lidhur me Rusinë dhe../ Pamjet e aksionit

VIDEO-SHBA kap anijen e tretë cisternë të naftës në ujërat e Karaibeve, e lidhur me Rusinë dhe../ Pamjet e aksionit

January 9, 2026
“Forcat e Xhenios në terren pas reshjeve”, Rama: Po ndërhyjmë në zonat problematike

“Forcat e Xhenios në terren pas reshjeve”, Rama: Po ndërhyjmë në zonat problematike

January 9, 2026
Opozita; politika e dashurisë me pahir si rrugë e vetme!

Opozita; politika e dashurisë me pahir si rrugë e vetme!

January 9, 2026
Operacioni i SHBA në Venezuelë, Sondazhi: Shumica e gjermanëve i konsiderojnë veprimet amerikane të pajustifikuara

Operacioni i SHBA në Venezuelë, Sondazhi: Shumica e gjermanëve i konsiderojnë veprimet amerikane të pajustifikuara

January 9, 2026
Tragjedia me 40 viktima në Zvicër/Arrestohet pronari i lokalit në Crans-Montana, zbulohet e kaluara e tij kriminale

Tragjedia me 40 viktima në Zvicër/Arrestohet pronari i lokalit në Crans-Montana, zbulohet e kaluara e tij kriminale

January 9, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Kriza e vetme politike që kemi, është politika ndaj drejtësisë

January 9, 2026
Durrës, banorët sërish në protestë/ Tentojnë të futen në ambientet e Bashkisë, përplasen me policinë

Durrës, banorët sërish në protestë/ Tentojnë të futen në ambientet e Bashkisë, përplasen me policinë

January 9, 2026
Pamje “lufte”/ Dyqane të shkrumbuara totalisht dhe rrënoja, ja çfarë ka mbetur te tregu i “5 Majit” pas zjarrit masiv (VIDEO-FOTO)

Pamje “lufte”/ Dyqane të shkrumbuara totalisht dhe rrënoja, ja çfarë ka mbetur te tregu i “5 Majit” pas zjarrit masiv (VIDEO-FOTO)

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In