• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fethullah Gylen: Erdoganin e ka helmuar pushteti

by A R
30/07/2016 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtatëdhjetëepesëvjeçari Gylen mohon çdo përgjegjësi dhe, në një intervistë të tij të dytë për një gazetë italiane, ai shprehet i sigurt se Shtetet e Bashkuara nuk do të veprojnë sipas dëshirave të Ankaraë, por sipas legjislacionit dhe institucionet në fuqi të tyre. Gyleni jeton atje që prej vitit 1999 në një azil të vetëimponuar, nën malet Pocono të Pensilvanisë rurale, mes zonash pyjore dhe fushash me vilëza të ngritura nëpër to, vetëm dy orë larg me makinë nga Nju Jorku. Mbërrijmë në kompleksin ku ai jeton dhe aty gjenden diku te nëntë vilëza, ku jetojnë nxënësit e tij dhe pjesëtarë të lëvizjes “Hizmet”. Hyrja e lirë në këtë territor është e ndaluar dhe ruhet nga një trupë e vogël e armatosur sigurimi, si dhe nga kamerat. Komuniteti që jeton përreth e kthen këtë herë pas here objekt të bisedave të tyre, duke qenë se bëhet fjalë për një territor që nuk është i hapur për të gjithë, madje herë-herë ata i qasen edhe me shumë dyshim. Kurse të tjerë, si Howard Beers-i, i cili ka punuar për shumë vite si riparues brenda ambienteve të kompleksit,  kanë mendime krejt të ndryshme, madje ai shprehet se ka marrë pjesë shumë herë nëpër darkat e iftarit që janë organizuar me rastin e muajit të Ramazanit. Edhe pse vuan nga probleme të rënda shëndetësore, si diabeti dhe tensioni i lartë, pranoi me kënaqësi që t’u përgjigjej pyetjeve tona.

Jeni i shqetësuar se mos Shtetet e Bashkuara e pranojnë kërkesën e palës turke për ekstradimin tuaj? Mendoni se zgjedhjet në SHBA-të mund të kenë ndonjë ndikim në këtë vendim? Në një rast të tillë, a do të përpiqeshit për të kërkuar azil prej ndonjë vendi tjetër?

 Deri më tani Shtetet e Bashkuara nuk kanë konfirmuar që të kenë marrë ndonjë kërkesë zyrtare nga ana e qeverisë turke për ekstradimin tim. Është më se e dukshme që bëhet fjalë thjesht për një kërkesë politike të motivuar dhe unë jam i sigurt që faktet do të dalin një ditë në dritë dhe do të na e tregojnë se si është e vërteta. E kam dënuar shumë herë deri tani grushtin e shtetit dhe e kam refuzuar preras çdo akuzë të hedhur për gjoja përfshirjen time. Autoritetet qeveritare të Shteteve të Bashkuara e kanë shprehur fare qartë se do të ndjekin procedurat ligjore, duke respektuar ligjet dhe të drejtat që rrjedhin prej tyre. Nuk ndihem aspak i shqetësuar dhe jam i gatshëm të bashkëpunoj me autoritetet amerikane për ndjekjen e procedurave ligjore.

Ju dhe Erdogani keni qenë aleatë dikur. Çfarë ju shtyu që t’i besonit? Ndiheni i penduar që e keni bërë një gjë të tillë?

 Në fushatën elektorale të vitit 2002, partia e Erdoganit premtonte se do ta çonte edhe më tej procesin e integrimit të Turqisë në Bashkimin Evropian, do të mbronte të drejtat dhe liritë e njeriut, duke i dhënë fund diskriminimit të qytetarëve turq për shkak të botëkuptimit të tyre apo përkatësisë në grupime shoqërore të cilësuara si non grata. Asnjë parti tjetër nuk premtonte reforma demokratike sa ajo e Erdoganit. Në mandatin e tyre të parë, Erdogani vuri në zbatim me të vërtetë një varg reformash demokratike, për të cilat pati marrë edhe mjaft vlerësime nga ana e liderëve të vendeve evropiane. Mirëpo, më duket se duke qëndruar në pushtet për një kohë tejet të gjatë, presidenti Erdogan dhe partia e tij u helmuan nga helmi i pushtetit. Nuk ndiej as pendesën më të vogël pse kam mbështetur reforma demokratike për vendin tim. Unë do të kisha vepruar po njësoj, duke e mbështetur, nëse do të bëhej fjalë për ndonjë parti tjetër për ta promovuar. Por nga ajo që shoh tani, më mbrapa, po kuptoj se u kam besuar më tepër se ç’duhej. Ndihem i penduar që kam besuar se kanë qenë të sinqertë në premtimet që zotoheshin se do t’i realizonin.

Ju keni miliona ndjekës. A nuk ekziston mundësia që ndokush prej tyre, qoftë edhe pa aprovimin apo dijenin tuaj, të ketë orkestruar grushtin e shtetit në Turqi?

 Qëndrimi im, shkrimet, ligjëratat dhe idetë e mia janë publike dhe të qarta. Unë kam qenë viktimë e të gjitha grushteve të shtetit në vendin tim, përgjatë gjithë jetës sime; kam vuajtur shumë nga të gjitha regjimet e vendosura prej ushtrisë dhe e kam kritikuar ashpër çdo ndërhyrje të ushtrisë në çështjet e politikës së vendit. Nëse ekziston vërtet ndokush që është përfshirë në këtë përpjekje për grusht shteti, i cili ka lexuar librat e mi, ka dëgjuar ligjëratat e mia, apo e ndien veten simpatizues të ideve të mia, e them hapur se ata kanë tradhtuar vlerat e mia themelore me këtë.

Cila është e ardhmja e lëvizjes “Hizmet” dhe sa e rëndësishme është prania juaj në Amerikë?

 Gjuetia e shtrigave e Erdoganit ka pësuar një rritje të ndjeshme veçanërisht pas globalizimit të lëvizjes “Hizmet”. Që kur ai i mbylli dyert organizimit të festivaleve të gjuhës dhe kulturës, ka pasur shumë vende të tjera që i kanë mirëpritur. Ambasadorët e Turqisë nëpër botë u kanë kërkuar qeverive përkatëse të vendeve ku ndodhen që t’i mbyllin shkollat e themeluara prej ndjekësve të Lëvizjes “Hizmet”, mirëpo asnjë prej këtyre vendeve nuk i ka pranuar këto kërkesa. Shtetet e Bashkuara është një ndër vendet kryesore që i ka hapur portat për pjesëtarët e kësaj lëvizjeje. Edhe vendi juaj, Italia, ka mirëpritur shumë syresh. Në fakt, kur jam takuar me papa Gjon Palin II në vitin 1998 dhe shkëmbyem idetë tonë se si mund ta përdornim fenë si një instrument pozitiv për  të promovuar paqen nëpër botë. Me sa kuptoj nga shtypi dhe papa aktual ka bërë një sërë përpjekjesh jetike për të përdorur empatinë dhe respektin e ndërsjellë mes qytetarëve të botës.

Erdogani ka folur rreth mundësisë për të riaprovuar dënimin me vdekje për të ndëshkuar tradhtarët. Federica Mogherini, përfaqësuesja më e lartë e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, është shprehur se në rast të diçkaje të këtillë as që do të bëhej dot më fjalë për integrim të Turqisë në BE. Për mendimin tuaj, çfarë mund të bëjë Bashkimi Evropian për Turqinë? Dhe për ju, z. Gylen?

 E kam vlerësuar dhe mbështetur gjithnjë prirjen e Ankarasë për t’u integruar në Bashkimin Evropian, e cila ka përbërë politikën kryesore e shtetit për dekada me radhë. Për mendimin tim, unë besoj se të qenët pjesë e Bashkimit Evropian është mundësia dhe garancia më e mirë që Turqia do të mbetet demokratike dhe se do të ruhen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Nëse Turqia do të bëhej një vend anëtar, kjo do t’i ndihmonte tejmase edhe grupet e persekutuara në vend, duke u siguruar atyre se Erdogani do t’i respektonte traktatet e nënshkruara dhe marrëveshjet e arritura. Vendet e Bashkimit Evropian janë partnerët kryesorë tregtarë të Turqisë. Sistemi financiar turk është i integruar me sistemin evropian dhe më gjerë. Evropa mund të ndikojë pozitivisht mbi Turqinë.

 

Corriere della Sera

Next Post

KQZ: Emrat e deputetëve e kryebashkiakëve që kanë pasur probleme me ligjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 19 Janar 2026

January 18, 2026
Tatimi mbi të ardhurat: Ja lista me 262 profesionet që do jenë objekt tatimi 13-23% nga 1 Janari 2024

Tregu i sigurimeve-Ekspertët: Të drejtpeshohen parandalimi me komepsimin e dëmeve

January 18, 2026
Tarifat ndaj aleatëve të NATO-s për Groelandën-Kryeministri britanik dhe liderët evropianë dënojnë planin e Trumpit

Tarifat ndaj aleatëve të NATO-s për Groelandën-Kryeministri britanik dhe liderët evropianë dënojnë planin e Trumpit

January 18, 2026
Parandalohet krimi në plazhin e Durrësit, kapet 24-vjeçari i armatosur me pistoletë

Parandalohet krimi në plazhin e Durrësit, kapet 24-vjeçari i armatosur me pistoletë

January 18, 2026
BE dhe Mercosur firmosin marrëveshjen historike: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Mercosur firmosin marrëveshjen historike: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

January 18, 2026
“Ramën do ta rrëmbejnë si Maduro”, ftesa e Trump që hodhi në kosh propagandën e Berishës

“Ramën do ta rrëmbejnë si Maduro”, ftesa e Trump që hodhi në kosh propagandën e Berishës

January 18, 2026

Bordi i Paqes, Rama: Nuk janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së, Shqipëria s’do paguajë 1 mld euro

January 18, 2026
“Kasapi i Groznit” në gjendje kritike, djali trashëgimtar mes jetës dhe vdekjes

“Kasapi i Groznit” në gjendje kritike, djali trashëgimtar mes jetës dhe vdekjes

January 18, 2026
Analiza e “La Repubblica”: Bordi i Paqes, “OKB”-ja private e Donald Trump

Analiza e “La Repubblica”: Bordi i Paqes, “OKB”-ja private e Donald Trump

January 18, 2026
Shiste ilaçe të skaduara dhe kontrabandë në farmaci, arrestohet 42-vjeçari

Shiste ilaçe të skaduara dhe kontrabandë në farmaci, arrestohet 42-vjeçari

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In