• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festohet në mbarë Shqipërinë Krishtlindja/ Mesazhe solidariteti, paqe e shprese për të gjithë besimtarët

by Os De
25/12/2025 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në të gjitha qytetet e Shqipërisë u kremtua krishtlindja. Kishat dhe katedralet janë mbushur me besimtarë, të cilët kanë marrë pjesë në meshat solemne dhe ceremonitë fetare. 

Drejtuesit shpirtërorë kanë përcjellë mesazhe paqeje, dashurie dhe shprese për familjet shqiptare. 

Festa vijon edhe jashtë institucioneve fetare, ku besimtarët e kalojnë këtë ditë të shënuar pranë familjeve dhe të afërmve. 

TIRANË 

Në Tiranë qindra besimtarë katolikë e pritën lindjen e Krishtit në Katedralen “Shën Pali”. 

Në mesnatë mesha u mbajt nga Arqipeshkvi i Metropolit Tiranë – Durrës i cili dha mesazhe paqeje dhe dashurie. Ndërsa besimtarët ortodoksë iu drejtuan katedrales “Ngjallja e Krishtit” mëngjesin e të enjtes. 

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë mbajti mesën e liturgjisë hyjnore. 

KORÇË 

Në këtë mëngjes të Krishtlindjes Korça ka qenë e mbipopulluar. 

Shumë vizitorë dhe emigrantë kanë ndjekur në mëngjes meshën e rastit e mbajtur nga Mitropoliti Imzot Anastasi. 

Gjatë meshës Mitropoliti i ka kushtuar fjalës së tij familjes, pasi siç u shpreh ai, Krishti ka lindur në çdo familje. 

FIER 

Krishtlindjet janë kremtuar edhe në kishat e Fierit ku përqendrimi më i madh i besimtarëve ishte në kishën e Shën Gjergjit në Fier. 

Mesha përkatëse për lindjen e Jezu Krishtit nisi rreth orës 10:00 por besimtarët u mblidhen në kishë që në orët e para të paradites së 25 dhjetorit. Përveç besimtarëve praktikantë të fesë ortodokse në këtë Krishtlindje kisha e Shën Gjergjit u frekuentua edhe nga shumë të rinj. Kjo sipas tyre është një festë që i bashkon njerëzit. 

VLORË 

Besimtarët e krishterë kanë festuar krishtlindjet. Mesha e shenjtë e Krishtlindjes në qytetin e Vlorës, u zhvillua në Kishën e Shën Theodhorit drejtuar nga At Konstandin Prifti ndërsa dhjetëra besimtarë janë mbledhur në kishë për të festuar lindjen e Krishtit. 

Atmosfera është e mbushur me lutje, qetësi dhe mesazhe paqeje, ndërsa kjo ditë e shenjtë bashkon familjet dhe komunitetin. 

At Konstandin Prifti e cilësoi një ditë të madhe për të gjithë besimtarët duke përcjellë edhe urimin për të gjithë shqiptarët. 

SARANDË 

Mitropoliti Nathanail kremtoi meshën festive në kishën Shen Harallambi, në Sarandë, në praninë e besimtarëve ortodokse. 

Gjate meshës, Mitropoliti përcjell mesazhe dashurie, paqeje dhe shprese, duke theksuar rëndësinë e besimit, te bashkimit dhe të ndihmës ndaj atyre qe kane me shume nevojë, sidomos në këtë periudhe të shenjtë. 

Pas përfundimit të meshës, u shpërndanë dhurata për fëmijët e Shtëpia e Fëmijës Vangjel Pulla, duke sjellë gëzim dhe buzëqeshje për me të vegjlit. 

HIMARË 

Himara zgjedh një mënyrë ndryshe për të surprizuar fëmijët. 

Këtë vit, Babagjyshi ka mbërritur në qytet nga ajri, ndërsa u prit nga fëmijët buzë detit, të cilët morën dhuratat e festave. 

Një zgjedhje ndryshe këtë vit teksa një vit më parë Babagjyshi mbërrinte nga deti. 

 

 

Next Post
Dorëheqja e Ermal Dredhës/ Këshilli Bashkiak i Vlorës mblidhet më 22 shtator për të caktuar drejtuesin e ri

Përdorën karburantin e punës në shkelje/ Pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mysafirët e Epstein shkaktuan Luftën e Tretë Botërore! Nisi me bombardimin e Serbisë”

“Mysafirët e Epstein shkaktuan Luftën e Tretë Botërore! Nisi me bombardimin e Serbisë”

February 24, 2026
E reja e sondazheve, ku refuzohet analiza reale

Sondazhi / Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS merr 48.2% të votave; PD tkurret në 25.2%

February 24, 2026
Dita e sotme me diell në pjesën më të madhe të territorit, reshje shiu në disa zona

Dita e sotme me diell në pjesën më të madhe të territorit, reshje shiu në disa zona

February 24, 2026
McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In