2020 nuk është vetëm një vit i ri dhe fillimi i një dekade të re, por edhe 250-vjetori i lindjes së Bethovenit. Një vit special, pasi ai është padyshim një nga kompozitorët më të njohur botërorë.
Ndaj dhe me fillimin e vitit të ri 2020, Vjena ka ndezur motorët për të qenë kryeqyteti muzikor dhe skena për të përkujtuar 250-vjetorin e lindjes së Bethovenit.
Gjeniu i Bonit jetoi në kryeqytetin austriak për 35 vjet ku edhe shkroi pjesën më të madhe të veprave.
Vjena është padyshim qyteti i muzikës. Në këtë qytet mijëra të apasionuar dëgjojnë vepra nga muzika klasike në Operën Shtetërore, Musikverein, në Konzerthaus, në teatrin lirik Volksoper dhe në institute të tjera. Bethoveni kishte një lidhje të fortë me qytetin.
Autoritetet e qytetit e paguan kompozitorin që të hiqte dorë nga largimi drejt Londrës. Këtë vit kompozitorit të shquar i është kushtuar edhe një film.
Koncerti i filarmonisë së Vjenës këtë radhë i kushtoi një sesion të veçantë kompozitorit të madh, ndërkohë që festimet përgjatë vitit jubilar të 250 vjetorit të lindjes së Ludëig van Beethoven-it do të nguliten në kujtesë. /e.s/











