• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festivali, më i çuditshmi, i Pilurit

by Frrok Çupi
13/06/2023 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Më duket se shfaqja e Festivalit, po të kishte formë, ka formën e valëve të këngëve ‘vendëse’, siç e quan këngën polifonike kolegu ynë që do ta flas më pastaj.
Festivali i Katërt Kombëtar ‘Këngët e vendit tim’, 9- 10 maj në Pilur, të shfaqet i çuditshëm nëse gërmon për çudirat, ndryshe është ai festival i njohur, edhe i veçantë, që shikon e shijon si gjithë dynjaja në ballkonin e Zeusit në Pilur.

Por është edhe i çuditshëm, ose them se sivjet para festivalit vinte Çudia e tij, e në sfond- ky vetë.
Çudia e fillimit, që nuk di nëse e vunë re, është vetë dy- titullsia e Festivalit. Kësaj here ishte ‘Këngët e vendit tim’, shkruar në njërën anë të ballinës dhe ‘Bejkë e Bardhë’, në krahun tjetër. Vitin e kaluar ishte vetëm ‘Bejka e Bardhë’.
Secila pjesë vjen nga tjetra, e anasjelltas.

Bejka e Bardhë, vjen nga Vasillo Koka. Vetë këngëtarja Vasillo tani njihet me emrin ‘Bejka e Bardhë’, kush e kërkon nga fshati, pyet tjetrin ‘O, e ke parë sot Bejkën e Bardhë?’ në vend që t’i thotë emrin e nënës.
Dhe kënga e madhërishme e Bejkës së Bardhë, vjen nga Lefter Çipa. Lefter Çipa- Homeri nën Çikë, kur shkoi për në varrezat mbi kodër, e la Festivalin në edicionin e dytë.
Qysh se kalonte këtyre anëve Edward Lear, artisi anglez i famshëm i shekullit 19, pat thënë se në Pilur ka humnera kënge e poezie.
Këtu e mahnitshmja, nuk ka fund:

Tani Festivali i Bejkës është kthyer në Festival të mbarë kombit. Shikoni çfarë është mali i Çikës që na mban si në gji:
Ky quhet ‘çikë’ buzë detit në Jug, por në jug nuk ka fjalë ‘çikë’; çikat lodrojnë e këndojnë në Veri të atdheut.
Edhe vallja që gati zgjoi Lefterin nga varri, në këtë festival të jugut, në 9 qershor, ishte Vallja e Tropojës e kërcyer nga çikat e artit.

Në podiumin e Festivalit gjëmonte kënga, herë e një grupi e herë e një grupi tjetër. Por në sheshin e gurtë ku dikur ka qenë biblioteka më e pasur e trevave që nga Tirana deri në Butrint, (të cilën e dogjën me ardhjen e demokracisë), zhvillohet pjesa shtesë që mund ta quajmë ‘Çudia e Festivalit’.
Nëse kënga vjen nga sprova të mëdha artistike, Çudia këtu mblidhet jo si këngë, por për shkak të magjisë së këngës.

Në podium hip e zbret një burrë me hijen e Lefter Çipës dhe bën gjithë rolin e zotit të shtëpisë. Kur ishte i vëllai, e bënte ai ‘të madhin’, ndërsa tani e ka barrën Kristo. Edhe këndon, edhe bën vargje, edhe kompozon, edhe drejton, njësoj si i vëllai.
Familja Çipa tani mund të quhet ‘dinasti e Artit’. Nga më i stërlashti, deri te Akri 30 vjeç poet me emër, të gjithë përbëjnë dinastinë. Polo Çipa, emigrant në Greqi, ka ardhur me grupin e tij të këngës vendëse dhe e ka quajtur ‘grupi i diasporës’.

Këtu secili i ngjan asaj që do. Mbi kokën e Vasos, pronarit të lokalit të fshatit, i cili na shërben me çfarë duam si të ishte ‘flutur’, aty sipër ka emrin e lokalit ‘Bejkë e Bardhë’ dhe një pikturë të kokës së Bejkës. Sa i ngjajnë njëri tjetrit, s’ta pret mendja: Bejka dhe Vaso me flokë kaçurrel.
E kam gjetur këtë motiv në Shkodër me pronarin e Rozafës përballë kalasë. Ai quhet Ritvan, por tani edhe veten e thërret ‘Arusha’. Ka mbajtur gurë sa të piramidave të Keopsit, e prandaj ia vunë emrin. Ai e do sa emrin e dhënë nga nëna.

Në sheshin e shtruar me pllaka guri të çeliktë janë vendosur karrige për të ftuarit, por pa ndonjë kujdes radhimi si për ‘udhëheqjen’.
Megjithatë udhëheqësit politik vijnë dhe i bëjnë vend vetes në ballë.
Edhe kur nuk ekzistojnë ata i krijojnë ‘çudirat’
Deputeti Vullnet Sina që është edhe sipërmarrës suermarketesh, doli në podium e tha se ‘do të dhuroj rrogën dhe dietat e muajit’ për Festivalin. Sa për pagën dhuron këtë pagën e vogël ende pa u rritur, ndërsa dieta nuk ka fare në Maj.
Piluriotët të venë në bisht të fyellit.

Bujar Leskajt u kërkua nga podiumi që të jepte certifikatën e grupit të Selenicës. Në fakt nderin ia bënë si me ledhatim, meqë është i opozitës e duket si jetim. Por nuk pranoi. Selenica ka votuar për të majtën, Bujari nuk mund të shkelte parimet. U mërzitën ata të grupit; njëri nga ata e zgjidhi:
“Edhe unë quhem Bujar- tha. Bujar për Bujar, po ia jep vetes certifikatën!’. Kështu e bëri labi me labin, njëri i djathtë e tjetri artist.
Polo që ka ardhur nga Patra e bëri më çuditshëm se të parët:
-Dua të përshëndes të gjithë personalitetet politike!- tha.

“Përshëndes kryetarin e Bashkisë Iks, kryetarin e bashkisë Y, bashkisë tjetër, sekretarin tjetër, shefin tjetër…, nja njëzet përshëndetje, madje edhe për bashkitë që nuk ishin fare. Por nuk përmendi asnjë emër njeriu. Më mirë e bëri kështu, ku ka emra që rezistojnë pse je emëruar administrator.
Po prisja që me emër të thërritej Ethem Ruka, Mevlan Shanaj, Zhani Ciko, Afërdita Onuzi…, që i kisha pranë; të paktën këta kanë emra arti. Po kush i vë re artistët dhe profesorët!

Arti shpesh luan lojë të rrezikshme me veten: Të vetët nuk i përfill, ndërsa brigadierin e fermës e vë në këngë…
Kalon mbrëmja e Festivalit të Katërt, kalon me çudirat edhe ‘pa art’. Një grup prej pesë vetë marrin e japin seriozisht dhe djersijnë atje në një tavolinë. Janë anëtarët e jurisë, personalitete të kulturës kombëtare. Pse lodhen aq shumë për një mrekulli që na sjell edhe mrekullinë ‘jo- Art’.
Por kënga e Labërisë ka ndezur qiellin mbi Pilur.
Aleksandër Çipa thotë se nuk mund ta quajë ‘polifonike’ këngën e Pilurit; aq më pak ‘Iso labe’. Ajo është kënga vendçe e kombit, dhe kaq- mendon Sandri.
Për këtë thashë se do t’ua flas në paskëtaj.

Next Post
Gjenden brenda peshkaqenit pjesët e trupit të 23-vjeçarit në Egjipt

Gjenden brenda peshkaqenit pjesët e trupit të 23-vjeçarit në Egjipt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Teknologjitë AI, me ofertë të sigurt dhe të besueshme

Teknologjitë AI, me ofertë të sigurt dhe të besueshme

January 8, 2026
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Një person vjedh dyqanin në Yzberisht, plagos shitësen me thikë

January 8, 2026
Shenjtërimi i Nënë Terezës, Begaj: Na mësoi se me gjeste të vogla mund të ndryshojmë botën

Përmbytjet, Begaj: Ndiqni udhëzimet e strukturave për evakuim! Jeta e qytetarëve mbi gjithçka

January 8, 2026
Punonjësi humbi jetën dhe mbi 1000 familje të prekura nga përmbytjet, Prokuroria e Durrësit nis hetimet për..

Punonjësi humbi jetën dhe mbi 1000 familje të prekura nga përmbytjet, Prokuroria e Durrësit nis hetimet për..

January 8, 2026
Alarm nga moti në Gjirokastër: Evakuohen 10 familje

Alarm nga moti në Gjirokastër: Evakuohen 10 familje

January 8, 2026
Dje Durrësi, sot Shkodra. Nesër kush?

Moti i keq, punonjësi humbi jetën në krye të detyrës, reagon Bashkia e Durrësit

January 8, 2026
Njëri prej tyre u plagos aksidentalisht në dorë/ Policia arreston 3 persona për gjueti të paligjshme

Rikthehen gjuetarët, Begaj i jep “OK” ligjit, bie ndalimi mbi 10-vjeçar

January 8, 2026
Mbreti i Panairit

Kush matet me Lea Ypin

January 8, 2026
Gjekmarkaj në Torovicë: Kërkohet ndërhyrje urgjente në hidrovorin e Balldrenit

Gjekmarkaj në Torovicë: Kërkohet ndërhyrje urgjente në hidrovorin e Balldrenit

January 8, 2026
Kuvendi refuzon PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

Zbulohet axhenda e Kuvendit, Këshilli i Mandateve nuk mblidhet para 19 janarit për Ballukun

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In