Festivali i muzikës së vjetër “Vax Baroque” është i pari në Shqipëri që i kushtohet tërësisht reporterit barok. Ai nisi këtë javë e vazhdon deri më datën 12 korrik.
Synim i këtij festivali është të përhapë muzikën baroke të luajtur me instrumente origjinale, në respekt të plotë të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpretimit të asaj kohe.
Këto rregulla, siç dihet, ishin të ndryshme si nga pikëpamja gjeografike ashtu edhe nga ajo kohore, nuk shënoheshin në partitura dhe e vetmja mënyrë për ti njohur dhe mirëinterpretuar sot, është studimi i traktateve teorike dje kronikave të asaj kohe.