Megjithëse Festivali i Çeljes së Qershisë është shumë i njohur në Japoni, ky vend ka dhe një festival tjetër jo më pak mbresëlënës – që quhet – Festivali Fuji Shibazakura.
Shibazakura, apo myshku rozë, është një lule, e cila lulëzon me ngjyrë shumë të ndritshme rozë, të purpurtë, apo të bardhë.
Tre kilometra nga Liqeni Motosuko, te Pesë Liqenet Fuji – festivali tërheq vizitorë për gati gjashtë javë – prej 19 prill deri më 1 qershor.
Vizitorët mblidhen t’i admirojnë 800.000 kërcejtë e luleve me 5 ngjyra të ndryshme.
Ashtu si lulet e qershisë edhe Shibazakura paraqet përkohshmërinë e bukurisë. Me malin Fuji në sfond, i cili është simbol i Japonisë, festivali ofron një përvojë autentike japoneze. /Ngjyra.com/a.k