“Jemi një nga komunitetet më të mëdha të diasporës jashtë Shqipërisë. Lobi më i madh shqiptar është në Turqi. Këtu nuk reagojnë keq kur bëjmë flamurin, madje gëzohen shumë.
Në festën e Flamurit në të gjithë Turqinë, pjesëmarrës janë nga të gjithë partitë turke, edhe nga ato ultra nacionaliste. Na quajnë vëllezër dhe motra, në këtë vend kemi shumë privilegje dhe na vlerësojnë në të gjitha fushat.
Ura e Bosforit u ndriçua kuq e zi. Kemi festuar në Ankara, Bursa, Stamboll, me makina me flamuj të Shqipërisë etnike”, tha ai.











