Policia e Shkodrës ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, pronarët e 3 lokaleve, pasi kanë ushtruar aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.
Pasi kanë organizuar ceremoni festive, policia ka gjobitur pronarët e lokaleve, E. F. , M. Ç. dhe N. N. masën administrative 1.000.000 lekë secilit.
Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
/a.r